Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj për Gazetën Demos ka folur për situatën atje pas grabitjes së armatosur në një argjendari, me ç’rast një polic mbeti i plagosur, shkruan GazetaDemos.
“Situata është e qetë rasti ka ndodhur, organet e vendit janë duke e kryer punën e tyre, tha ai për Demosin.
Më tej Muharremaj pati një thirrje për qytetarët e Suharekës ku shtoi se ata nuk janë mësuar më kësi rastesh.
“Mos me ndodh kësi rastesh, jo vetëm në Suharek , askund në vend, nuk janë mësuar qytetarët e Suharekës më kësi rastesh por sidoqoftë ka ndodhur, por duhet të vazhdojmë më tutje, organet e vendit janë duke kryer punën e tyre”, tha ai. /GazetaDemos/