sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Qeveria Amerikane kërkon drejtësi për vrasjen e vëllezërve Bytyqi: Nuk e harrojmë këtë krim të rëndë

    08/07/2021 08:58
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd kanë thënë se zbardhja e rastit të vrasjes së vëllezërve Bytyqi dhe mbajtja në përgjegjësi e autorëve të vrasjes mbetet prioritet sa u përket raporteve dypalëshe me Serbinë.


    Ambasada e SHBA’së në Beograd thotë se nuk do ta harrojë asnjëherë një krim të tillë dhe se ka kërkuar nga autoritetet serbe që të vendosin drejtësi për rastin.

    “22 vjet kanë kaluar që kur tre shtetasit amerikanë, Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi, u zhdukën derisa po mbaheshin në paraburgim nga njësitë speciale të policisë së Serbisë. Trupat e tyre u gjetën më vonë në një bazë në Petrovo Selo, në lindje të Serbisë, nën kontrollin e njësisë së udhëhequr nga Goran Radosavljeviç – Guri. Vëllezërit Bytyqi u ekzekutuan, u qëlluan në kokë me duart e lidhura pas shpine, megjithatë pas më shumë se dy dekadash nuk ka patur një hetim të plotë. Ne nuk mund dhe nuk do ta harrojmë këtë krim. Vendosja e drejtësisë për vëllezërit Bytyqi dhe familjen e tyre dhe mbajtja përgjegjës e atyre që kryen dhe mbuluan vrasjet e tyre mbetet prioritet sa u përket raporteve bilaterale me Serbinë. Qeveria e Shteteve të Bashkuara u bën thirrje përsëri autoriteteve serbe, të cilat kanë premtuar të ndihmojnë në këtë rast me vite, për një hetim të plotë. Ky rast dhe shumë të tjerë ilustrojnë nevojën urgjente që Serbia t’i zgjidhë hetimet e pazgjidhura të krimeve të luftës dhe të përqendrohet në forcimin e shtetit të së drejtës”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA’së.

    Ambasada amerikane edhe ditë më parë ka reaguar, pasi Goran Radosavljeviç – Guri ishte nderuar nga autoritetet serbe, derisa për të njëjtin kanë dyshime se ka dorë në rastin e vrasjes së vëllezërve Bytyqi.

    Artikuj të ngjashëm

    “ShBA-ja nuk do të ndalet”, Departmenti i Shtetit i kërkon Serbisë zbardhjen e vrasjes së vëllëzërve Bytyqi

    Prokuroria serbe thotë se po mblidhen prova të reja për rastin e vrasjes së vëllezërve Bytyqi

    SHBA-ja i reagon Serbisë pasi nderoi ish-kryexhandarin e sanksionuar nga Washingtoni për vrasjen e vëllezërve Bytyçi

    Të Fundit

    Kusari-Lila: Për herë të parë do të kemi trajtim të barabartë të puntorëve në sektor

    Reagon ish-banorja e Big Brother, pas deklaratave “skandaloze” të Olta Gixharit

    Me ligjin e ri të pagave përfiton edhe sektori i arsimit në Kosovë  

    Vlera e koeficientit, PDK lëshon sallën e Kuvendit

    Bekim Haxhiu për vlerën e koeficientit: Turpëruese, ky vendim të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "GazetaDemos SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "GazetaDemos SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Shkruani lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.