Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    “ShBA-ja nuk do të ndalet”, Departmenti i Shtetit i kërkon Serbisë zbardhjen e vrasjes së vëllëzërve Bytyqi

    08/07/2021 14:21
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price, në 22 vjetorin e vrasjes së vëllezërve Bytyçi ka kërkuar nga autoritetet e Serbisë që të hetojnë dhe të sjellin para drejtësisë individët që janë përgjegjës për vrasjen e tyre në vitin 1999 në Serbi.

    Price ka shkruar në Twitter se ShBA-ja nuk do të ndalet derisa të zgjidhet rasti i vrasjes së vëllezërve Bytyçi.

    “Edhe një herë, ne u bëjmë thirrje autoriteteve serbe të hetojnë dhe të sjellin para drejtësisë personat përgjegjës për vrasjet e shtetasve të ShBA-së Agron, Ylli dhe Mehmet Bytyqi në vitin 1999. Shtetet e Bashkuara nuk do të ndalojë së kërkuari zgjidhjen e këtij rasti”, ka shkruar zëdhënësi i Departamentit të Shtetit.

    Nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd kanë thënë se zbardhja e rastit të vrasjes së vëllezërve Bytyqi dhe mbajtja në përgjegjësi e autorëve të vrasjes mbetet prioritet sa u përket raporteve dypalëshe me Serbinë, shkruan Gazeta Express.

    Ambasada e SHBA’së në Beograd thotë se nuk do ta harrojë asnjëherë një krim të tillë dhe se ka kërkuar nga autoritetet serbe që të vendosin drejtësi për rastin.

    “22 vjet kanë kaluar qëkur tre amerikanët, Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi, u zhdukën derisa po mbaheshin në paraburgim nga njësitë speciale të policisë së Serbisë. Trupat e tyre u gjetën më vonë në një bazë në Petrovo Selo, në lindje të Serbisë, nën kontrollin e njësisë së udhëhequr nga Goran Radosavljeviç – Guri. Vëllezërit Bytyqi u ekzekutuan, u qëlluan në kokë me duart e lidhura pas shpine, megjithatë pas më shumë se dy dekadash nuk ka patur një hetim të plotë. Ne nuk mund dhe nuk do ta harrojmë këtë krim. Vendosja e drejtësisë për vëllezërit Bytyqi dhe familjen e tyre dhe mbajtja përgjegjës e atyre që kryen dhe mbuluan vrasjet e tyre mbetet prioritet sa u përket raporteve bilaterale me Serbinë. Qeveria e Shteteve të Bashkuara u bën thirrje përsëri autoriteteve serbe, të cilat kanë premtuar të ndihmojnë në këtë rast me vite, për një hetim të plotë. Ky rast dhe shumë të tjerë ilustrojnë nevojën urgjente që Serbia t’i zgjidhë hetimet e pazgjidhura të krimeve të luftës dhe të përqendrohet në forcimin e shtetit të së drejtës”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA’së.

    Ambasada amerikane edhe ditë më parë ka reaguar, pasi Goran Radosavljeviç – Guri ishte nderuar nga autoritetet serbe, derisa për të njëjtin kanë dyshime se ka dorë në rastin e vrasjes së vëllezërve Bytyqi.

    Artikuj të ngjashëm

    Blinken e merr Ned Price direkt në staf, tërhiqet si zëdhënës i DASH-it

    Zëdhënësi Price: Kurtit i kërkuam privatisht edhe publikisht shtyrje të afatit për targa, jo implementim në faza

    SHBA “nuk është e përgatitur” për zonën e ndalim-fluturimit” në Ukrainë

    Të Fundit

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Bajraktari për Deharin: Po sillet si kryetar i Kuvendit, s’e ka atë rol 

    Lladrovci për Sami Lushtakun: Njeriu që më ka luftu më së shumti

    Një tjetër mutacion i Covid-19 po qarkullon në Evropë, ka një simptomë të re dalluese

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.