Lajme
Punëtorët e RTK-së të hënën në grevë, shkak rrogat
Punëtorët e Radio Televizionit të Kosovës të hënën duke filluar nga ora 11:00 deri në 12:00 do të mbajnë grevë shkaku i mosmarrjes së pagave.
Kjo u bë e ditur në protestën e sotme të sindikatës së punëtorëve të RTK-së, transmeton Klankosova.tv.
Kjo e sotmja ishte protesta e radhës e punëtorëve të transmetuesit publik me kërkesën për zgjidhje rreth rrogave të cilat nuk i kanë marrë shkaku i mosmiratimit të buxhetit.