Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar raportin e shpenzimeve tremujore (prill – qershor 2025) të subjekteve politike të cilat janë të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Sipas këtyre të dhënave, Lëvizja Vetëvendosje për tre muaj ka shpenzuar rreth gjysmë milionë euro.
Partia e dytë më e madhe, Partia Demokratike e Kosovës ka shpenzuar 263 mijë euro, në tremujorin e përmendur.
Nga ana tjetër, Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpenzuar 230 mijë euro nga prilli deri në qershor.
E Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në periudhën prill-qershor, ka shpenzuar më pak se subjektet e tjera politike, pra 54 mijë euro.