Tash e disa orë Rusia ka nisur sulmet mbi Ukrainën, shkruan GazetaDemos.
Si pasojë e luftimeve nga statistikat e publikuara nga mediat nderkombëtare thuhet se dëmet që shkaktoi Rusia në Ukrainë janë:
- Vrau 137 ukrainas, lëndoi 169 të tjerë
- Dëmtoi gjashtë ura dhe 32 ndërtesa
- Hodhi 160 raketa
- Detyroi 100 mijë ukrainas të largohen nga shtëpitë e tyre
Sipas videove të publikuara nga qytetarët ukrainas, luftimet janë duke vazhduar edhe në këto momente.
Vetëm pak minuta më parë sekretari i Shtetit të SHBA-së, Anthony Blinken paralajmëroi se Rusia po përgatit një skenar të tmerrshëm për Ukrainën.
Në një takim special të OSCE-së, Blinken ka njoftuar detaje për planin rus, raporton CNN.
Ai ka thënë se Rusia ka plan që ta rrethojë dhe kërcënojë Kievin dhe se beson qe Moska ka zhvilluar plane për të ndërmarrë veprime të ashpra, duke përfshirë abuzimin e të drejtave të njeriut, e ndoshta edhe më keq, në popullin ukrainas.
Veprimet e Rusisë janë një përpjekje kundër demokraicsë dhe të drejtave të njeriut. Rusia ka insistuar me muaj se nuk po përgatitet për pushtim, përderisa po bënte plane për një sulm gjakftohtë, të paparë që nga Lufta e Dytë Botërore”, ka thënë Blinken.