Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Protestojnë punëtorët shëndetësorë, kërkojnë rritje pagash

    05/12/2024 13:32
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Punëtorët shëndetësorë kanë protestuar sot para Qeverisë së Kosovës me kërkesën për rritje të pagash.

    Kryetarja e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Tevide Imeri ka thënë se shëndetësia është e shkatërruar dhe kërkon trajtim më të dinjitetshëm ndaj punëtorëve shëndetësorë nga qeveria.

    “Sot jemi për herën e dytë në protestë, jemi për shkak të mbylljes së dialogut social nga ana e ministrisë nga partneri ynë për dialog social. Kërkesat janë të njëjta mosnënshkrimi i kontratës kolektive. Ndihemi të hendikepuar në terren, sepse na kanë hequr shumë benefite dhe është një obligim ligjor. Kishim një kontratë kolektive një anshëm e kanë shkëputur vetëm nga një palë. Ajo nënshkruhet nga dy palët me premtimin se do të bëhet një kontratë më. E favorshme dhe në fund thotë që nuk kemi kontratë kolektive, na kanë bërë të dalim në rrugë”, tha ajo.

    Imeri tha se ka vetëm mos respektim të të drejtave lidhur me pagën.

    “Çështja tjetër është mos zbatimi i aktgjykimit në Gjykatën Kushtetuese, i cili i njeh të drejtat siç është zbritja e pagës e sektorit shëndetësor. Për këtë arsye jemi për ta ngritur zërin, çështja tjetër është ulja e përvojës punës, premtimi për një rritje të një gjysmë koeficient. Jemi konfuz për faktin se nuk e  dimë se çka po ndodh po ashtu kemi pakënaqësi. Kërkesat tona janë të qarta nuk ka asgjë të pa qartë, ka vetëm mos respektim të drejtave të pagave. Ministri nuk flet për zbritjeve të pagave. Ministri del vetëm që të prej shirita, nuk shkon ku nuk ka renovime e as ku pikë uji në klinika çdo ditë. Nuk kanë as kushtet elementare, ata nuk janë duke ikur vetëm për paga, por edhe prej trajtimit të pa dinjitetshëm. As shampon të duarve nuk kanë, mos të flasim për më tepër. Thellësisht shëndetësia është e shkatërruar”, ka thënë Imeri.

    Artikuj të ngjashëm

    Publikohen shifrat: Nga janari deri tani janë identifikuar kaq mijë punëtorë të paregjistruar

    Ikën rinia, Kosova mbetet pa punëtorë të ndërtimtarisë

    Të Fundit

    Asgjë e re, vazhdon bllokada: Shihemi sërish pas 48 orëve

    Përpjekja e 13-të, fillon seanca konstituive e Kuvendit

    Hykmete Bajrami shihet me një dokument para fillimit të seancës, ua tregon deputetëve të PDK-së

    Limaj kundër zgjedhjeve të reja: Çka o kjo po dojna me shku në zgjedhje?

    Haradinaj paralajmëron se do ta çojnë VV-në në Gjykatë Kushtetuese: Jemi në konsultime me PDK e LDK

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.