Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Prokurorja: Murseli urdhëroi vrasjen pasi Liridonës i kishin dalur 260 mijë euro nga sigurimi jetësor në Suedi

    04/06/2025 16:14
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca gjyqësore ndaj tre të akuzuarve për vrasjen e Liridona Ademajt, më 29 nëntor 2023.

    Prokurorja Javorka Perlinçeviq deklaroi se “Naim Murseli urdhëroi vrasjen pasi Liridones i kishin dalur 260 mijë euro nga sigurimi jetësor në Suedi”.

    Prokuroria shtoi se si provë materiale është propozuar edhe raporti që e kanë pranuar sipas kërkesës së tyre nga organet e Suedisë, e që kanë vërtetuar se në emër të tani të ndjerës, në vitin 2022 është paguar polica e sigurimit jetësor në vlerë prej 3 milionë kruna suedeze- në kundërvlerë 260 mijë euro.

    Avokatja e Naim Murselit, Teuta Zhinopotoku deklaroi se mbrojtja ka kërkuar që i pandehuri Naim Murseli të dërgohet për ekzaminim mendor, por deri më tani nuk ka pranuar asnjë përgjigje zyrtare nga gjykata.

    “Kemi kërkuar që Naim Murseli të dërgohet në ekzaminim mendor, e që s’kemi pranuar përgjigje nga gjykata. Konsiderojmë se kur të arrihet sigurimi i kësaj prove që buron nga konstatimi që do ta bëjë grupi i ekspertëve në QKUK, instituti i forenzikës dhe pas ekzaminimit të të pandehurit të vazhdohet me këtë çështje e cila është ngritur pranë kësaj gjykate. Ky proces kërkon maturi, dëshmi dhe paanshmëri”, tha ajo.

    Ndërsa, Naim Murseli, bashkëshorti i viktimës, Liridona Ademajt është deklaruar i pafajshëm.

    “Nëse pretendimet e prokurorisë në aktakuzë vërtetohen atëherë unë vet, për veten time do të kërkojë dënim me burgim të përjetshëm”, tha ai.

    I pafajshëm është deklaruar edhe i akuzuari tjetër, Kushtrim Kokalla, ndërkaq në heshtje u mbrojt Granit Plava.

    Prokuroria Themelore në Prishtinë më 15 janar 2025 ka ngritur aktakuzë ndaj Naim Murselit, Granit Plavës, Kushtrim Kokallës dhe Tom Dodajt.

    Në aktakuzën e Prokurorisë, thuhet se Murseli, Plava dhe Kokalla ishin dakorduar paraprakisht që vrasja të kryhej nga i akuzuari Plava me marrëveshje që Murseli t’ia paguante atij 30 mijë euro.

    I gjithë plani për vrasjen e Liridonës, thuhet se u bë nga bashkëshorti i saj, tani i akuzuari Naim Murseli, si pasojë e çrregullimit të raporteve familjare e martesore, ku edhe lindi dëshira e tij për hakmarrje.

    Artikuj të ngjashëm

    Myftiu Tërnava në faljen e Kurban Bajramit: Të ruajmë sakrificën dhe familjen – mos të kemi frikë nga risku

    Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin sot në mbarë botën

    Portugali – Spanjë, ja kur zhvillohet finalja e madhe e Ligës së Kombeve

    Të Fundit

    Myftiu Tërnava në faljen e Kurban Bajramit: Të ruajmë sakrificën dhe familjen – mos të kemi frikë nga risku

    Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin sot në mbarë botën

    Portugali – Spanjë, ja kur zhvillohet finalja e madhe e Ligës së Kombeve

    Natën e Kurban Bajramit, Izraeli godet Bejrutin

    Koci i drejtohet Haxhiut: Tërhiqu, mos u bëj mashë e askujt

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.