Prokuroria Themelore në Prishtinë në bashkëpuniim të ngushtë me Policinë e Kosovës është duke zhvilluar një aksion, në Agjencinë Shtetërore të Akrivave.
Kështu kanë konfirmuar nga Prokuroria ku në një përgjigje për Gazetën Demos, kanë thënë se bastisja po kryhet në institucionin e Arkivës dhe institucionin Kadastral të Republikës së Kosovës për veprën penale ”Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
”Lidhur me pyetjen tuaj ju njoftojme, se Prokuroria Themelore ne Prishtine ne koordinim dhe bashkepunim te ngushte me Policine e kosoves, sipas urdherese nga gjykata ka marre aksion per bastisje dhe kontroll ne institutcionin e arkives dhe institutcionin kadastral te Republikes se Kosoves per vepren penale “ Keqperdorim i pozites apo autoritetit zyrtar” nga nen 414 te Kodit Penal te Republikes se Kosoves”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë për Demos.