sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Prokurori: Raporti psikiatrik tregon se Nuhi Mavrovqani vrau gruan me dashje

    06/07/2021 09:21
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Seanca e dytë gjyqësore ndaj Nuhi Mavrovqanit, i cili vrau gruan e tij, Sabilen, me shufër metalike është duke u mbajtur në Gjykatën Themelore në Gjilan.

    Gjykata e Apelit rreth dy muaj më parë e ktheu rastin në rigjykim pasi u vlerësua se aktgjykimi i tij nuk është përpiluar në bazë të dispozitave ligjore.

    Në këtë seancë prokurori i rastit, Arben Ismajli, konfirmoi që kanë pranuar raportin e Institutit të Psikiatrisë Forenzike, ku sipas prokurorit, raporti tregon që Mavrovqani e kreu vrasjen me dashje.

    Por, sipas avokatit, Arsim Vranovci, ky është një raporti i përgjithësuar dhe nuk tregon asgjë për ditën kritike.

    Vranovci bëri kërkesë që Mavrovqanit t’i bëhet një super ekspertizë që të tregoj rrethanat që kanë ndikuar deri te i akuzuari për vrasjen e gruas së tij, Sabilës.

    Edhe në këtë seancë, Nuhi Mavrovqani, sërish e pranoi fajsinë duke thënë se veprën nuk e ka kryer me dashje.

    Për këtë rast në gjykatën e Gjilanit po dëshmon vëllai dhe motra e të ndjerës, Sabile Mavrovqanit, dhe nëna e motra e të akuzuarit, Nuhi Mavrovqani.

    Publikimi i dëshmisë së tyre nuk u lejua nga trupi gjykues.

    Artikuj të ngjashëm

    Del para Gjykatës dëshmitari i dytë kundër ish-krerëve të UÇK-së

    Mbi 150 mijë lëndë në sirtarët e gjykatave

    Publikoi dokumentet e Pentagonit, i riu del para gjykatës

    Të Fundit

    Vraniqi i VV-së shpërndan foton e Kurtit me Kadarenë: Dy shqiptarë të mëdhënj!

    Osmani për takimin me diplomatin australian: Miqësia mes vendeve tona shkon përtej

    Walker: Presioni mbi Kosovën është i padrejtë

    Haradinaj: Me pushkë e këngë Mujë Krasniqi i frymëzoi bashkëluftëtarët në luftën për liri

    Dita e Dëshmorëve, mitrovicasit i bën të harrojnë për pak ngjarjet në veri

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Shkruani lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.