Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Kryetarja e OShP-së nuk e zbaton aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese për (mos)shkarkimin e Kimete Gashit

    11/07/2024 17:56
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Me 13 korrik të vitit të kaluar, me propozim të Qeverisë së Kosovës e lidhur me një tender të Ministrisë së Shëndetësisë për insulina, pat marrë vendim për shkarkimin e anëtares së Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurorimit, Kimete Gashi.

    Megjithatë, ky vendim u apelua nga deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, për t’u pranuar si e mirëqenë kjo kërkesë nga vetë Gjykata Kushtetuese.

    Kjo e fundit, përmes një aktvendimi kishte vendosur se shkarkimi i Kimete Gashit binte ndesh me aktin më të lartë juridik të vendit.

    “Aktgjykimi i Gjykatës fillimisht sqaron që, rrethanat e rastit konkret ndërlidhen me shkarkimin e anëtares së Bordit të OSHP-së përmes Vendimit të kontestuar të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të 13 korrikut 2023. Siç sqarohet në Aktgjykim, shkarkimit të anëtares së Bordit të OSHP-së, i kishte paraprirë Vendimi [PSH. 397/409/22] i Bordit të OSHP-së i 11 tetorit 2022, përmes të cilit ishte anuluar njoftimi i Autoritetit Kontraktues, përkatësisht Ministrisë së Shëndetësisë, për anulimin e aktivitetit të prokurimit me titull “Furnizimi me Insulina Analoge nga Lista Esenciale Lot 1 dhe Lot 3””, thuhej në njoftim.

    Por, duket se ky lajm nuk po i pëlqen kryetares së OShP-së, Vjosa Gradinaj-Mexhuani.

    Ajo duket se nuk e njeh as ligjin në Kosovë, pasi mendon që Kuvendi ka fuqi mbi Gjykatën Kushtetuese.

    Gradinaj-Mexhuani po tenton që këtë çështje ta kthejë në Kuvend. Madje, siç mëson Gazeta Paparaci nga burime të mirëinformuara, për nesër në OShP ajo ka thirrur edhe për një mbledhje.

    Në mbledhjen përkatëse do të diskutohet që të mosrespektohet vendimi i Kushtetutës, kjo diçka pa sens, sepse vendimet e gjykatës më të lartë nuk kundërshtohen, por veç zbatohen.

    Artikuj të ngjashëm

    U dënua me burgim të përjetshëm, i akuzuari për vrasjen e Gjyljeta Ukellës kërkon zbutje të dënimit në Apel

    Vrasja e argjentinases, babai i të akuzuarit thotë se viktima kishte pasur një mosmarrëveshje me djalin e tij natën kritike

    Gjykata merr një vendim ndaj të dyshuarit për sulm ndaj gjinekologut Afrim Veliu

    Të Fundit

    Pamje dramatike, kamioni përfshihet nga flakët në rrugë – VIDEO

    Merret vendim: Ky është dënimi për prindin e futbollistit nga Kosova që e godit gjyqtarin e futbollit në Zvicër

    BE: Urat e reja në Mitrovicë zhvillim i rëndësishëm, kërkohet koordinim

    Musliu pas vdekjes së Agon Zejnullahut: Policia ka nevojë për reforma urgjente

    Arrestimi i pesë policëve për “Vrasje nga Pakujdesia”, Prokuroria: S’mund të japim më shumë detaje, dëmtohen hetimet

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.