Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së rinis javën tjetër

    17/08/2024 21:35
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Brenda një jave Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi paraqiten në gjykatore 4 herë, tash e më shumë se një vit.

    Ish-krerët e UÇK-së, janë duke qëndruar në paraburgim në Hagë për gati 4 vjet, nën akuzat për krime lufte.

    Por, i gjithë ky proces e këto akuza të rënda ata janë duke i përballuar mirë  e në gjendje të mirë emocionale, tregojnë nga ekipi mbrojtës i ish-Presidentit.

    “Gjendja fizike dhe mendore e z.Thaçit e të gjithë atyre që janë të paraburgosur në Hagë është kryesisht e mire e stabile sepse ata kanë qenë të përgatitur për sfida të tilla, ndërsa për nga aspekti human është një humbje e madhe jo vetëm për familjarë të ngushtë por për të gjithë shoqërinë kosovare, andaj po them që sa më shpejt që merr fund ky proces është më mirë, dhe në favor të drejtësisë”, ka thënë Bekim Çollaku – Pjesë e ekipit të Hashim Thaçit.

    Çollaku, i cili është pjesë e ekipit të mbrojtjes së ish-presidentit Thaçit, shpreson që ky proces do përfundojë në një afat optimal e duke mos u zvarritur siç ka ndodhur deri më tash.

    “Jemi duke folur për një proces i cili është shoqëruar me shumë të panjohura për një proces tepër kompleks, e maratonik nëse paneli i gjykatësve u përmbahet afateve që i ka përcaktuar vetë, të cilat janë valide si për prokurorinë dhe mbrojtjen ne presim që ky proces të futet me një fazë dinamike, dhe prokuroria duhet të përfundoje me deshmite deri në prill të vitit të ardhshëm”, është shprehur Çollaku.

    Dhomat e specializuara në Hagë, pas pushimit veror do të nisin me seanca, javën tjetër, derisa sipas avokatit Artan Qerkini, në muajt në vazhdim pritet të merret një vendim i rëndësishëm në këtë proces.

    “Në sesionin vjeshtor, të seancave gjyqësore në rastin Thaci dhe të tjerët, pritet që Gjykata të e merr një vendim shumë të rëndësishëm të spektit procedural, në muajin tetor është paralajmëruar një vendim i trupit gjykues që ka të bëjë me numrin e  dëshmitareve dhe shpresojm se do të vendos të reduktojë numrin e dëshmitareve të prokurorisë, dhe nëse vendos dicka të tillë si rrjedhojë do të ndikojë që të përshpejtohet procedura dhe rasti i prokurorisë të përfundojë më heret, e të vazhdojë me mbrotjen”, ka thënë Artan Qerkini – Avokat i akredituar.

    Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka nisur në prill të vitit 2023, derisa në paraburgim janë që nga viti 2020. Për më shumë se një vit janë dëgjuar mbi 100 dëshmitarë.

    Artikuj të ngjashëm

    Përfundon seanca e sotme në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

    Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

    ZPS-ja i largon edhe 11 dëshmitarë në rastin e Thaçit dhe të tjerëve

    Të Fundit

    Feros i ngrihen tri aktakuza

    Haradinaj flet për praktika gjyqësore: Kushtetuesja mundet me na çu krejtve në shpi pas afatit 30 ditësh

    Takimi me Osmanin, Haradinaj: Të kthehet praktika e hapur, do të votojmë ‘për’ ose ‘kundër’

    “Përmbysje e rendit kushtetues”, “veprime arbitrare nga partia e parë”, Abdixhku shkruan për takimin me Osmanin

    Zbulohen datat e “El Clasicos” për sezonin e ri

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.