LajmeZgjedhjet 2025

Prishtina përtej ngrohjes me rrymë, Përparim Rama: 65 mijë qytetarë janë lidhur me ngrohjen qendrore

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka theksuar se mbi 65 mijë qytetarë të kryeqytetit, për herë të parë u lidhën me sistemin e ngrohjes në Termokos.

Rama nëpërmjet një video të publikuar në rrjetin social Facebook, ka premtuar se 11 zona të reja janë drejt lidhjes.

“Për herë të parë në kryeqytet, 65 mijë qytetarë të kryeqytetit janë lidhur me ngrohjen qendrore dhe 11 zona të reja janë drejt lidhjes shumë shpejt. Prishtina përtej ngrohjes me rrymë”, ka thënë Rama.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button