Presidentja Vjosa Osmani i ka kthyer përgjigje kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari, i cili iu drejtua asaj me kërkesën për “sugjerime” pasi e ndërpreu seancën për shkak të mosmiratimit të raportit të Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve.
Në këtë letër, Osmani thotë se Kushtetuta i detyron të jetësojnë e jo të bllokojnë procese.
“Kushtetuta më obligon që të garantoj funksionimin kushtetues të institucioneve. Prandaj, në këtë frymë, sot i jam përgjigjur letrës së pranuar nga z. Avni Dehari, Kryesues i seancës konstituive të Legjislaturës së 9-të.
Aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese tashmë kanë përcaktuar obligimin e të gjithë deputetëve që të jetësojnë, e jo të bllokojnë formimin e institucioneve, si dhe të gjejnë rrugën përpara për konstituimin e Kuvendit.
Interesi i Republikës së Kosovës le të jetë udhërrëfyes suprem në këtë proces”, ka shkruar Osmani.