Presidentja Vjosa Osmani do të mbajë sot konferencë për media. Sipas Presidencës, konferenca do të mbahet në orën 16:30.
Kjo konferencë lidhet me reagimin e të dërguarit të presidentit amerikan për Misione të Posaçme, Richard Grenell, i cili e ka akuzuar Osmanin për manipulim të fjalëve të presidentit amerikan, Donald Trump, në një reagim të saj.
Grenell, i ka quajtur “manipulim të fjalëve të Donald Trump”, fjalët e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, referuar presidentit amerikan se “javët e fundit” e ka parandaluar një konflikt mes Kosovës dhe Serbisë.
Grenell ka thënë se “është absurde” të pretendohet se ka pasur diçka të re – dhe se fjalët e Trump i referohen kohës së Marrëveshjes së Washingtonit.
“Turp për Vjosa Osmanin që manipuloi fjalët e Presidentit Donald Trump.