Presidenti para kryeministrit? Musa tregon si duhet të formohen institucionet
Avokati Skender Musa ka deklaruar se afatet kushtetuese për formimin e institucioneve janë obligative dhe nuk mund të shtyhen, duke kritikuar, sipas tij, klasën politike për mosrespektim të rendit juridik dhe kushtetues.
Ai tha se nuk ekziston asnjë pengesë që fillimisht të konstituohet Kuvendi, të zgjidhen kryetari dhe nënkryetarët, e më pas të vazhdohet me procesin e zgjedhjes së presidentit, transmeton Klankosova.tv.
“Po rrjedhin afatet dhe ato janë obligative, nuk mund të shtyhen, pavarësisht që kemi një klasë politike të cilës nuk i intereson rendi juridik dhe kushtetues i vendit. Nuk ka asnjë pengesë që të fillohet me Kuvendin, kryetarin dhe nënkryetarët, e pastaj të punohet për zgjedhjen e presidentit”, ka thënë Musa në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova.
Sipas tij, rendi kushtetues e kërkon që institucionet të ndërtohen sipas një renditjeje të qartë.
“Kjo situatë e kërkon logjikisht që së pari të zgjidhet Kuvendi, pastaj presidenti dhe më pas presidenti i ri ta mandatojë kryeministrin. Rendi ligjor e do kështu, sepse kemi krijimin e institucioneve të reja në tri nivele”