Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Sport

    Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ftohet në gala mbrëmjen e FIFA-s

    10/02/2023 11:45
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi është ftuar nga presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino në gala mbrëmjen e ndarjes së çmimeve për më të mirët e vitit “The Best FIFA Football Awards 2022”

    Ky event do të mbahet më 27 shkurt në Paris, në orën 21:00, e ku do të nderohen më të dalluarit e vitit në sportin nr 1 në botë. “The Best FIFA Football Awards”, filloi si event në vitin 2016 dhe vit pas viti kurorëzoi figurat e jashtëzakonshme të futbollit botëror.

    “Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë në festën vjetore të yjeve më të mëdhenj të futbollit ‘The Best FIFA Football Awards, që do të mbahet në ‘Salle Pleyel’ në Paris më 27 shkurt 2023. Me këtë rast, ne nderojmë lojtarët, trajnerët dhe tifozët më të mirë të cilët na kanë magjepsur gjatë sezonit të fundit me aftësitë e tyre marramendëse dhe momentet e dramacitetit të lartë. Ceremonia e këtij viti do të marrë një rëndësi të veçantë pasi do të mbahet në vazhdën e Kupës së Botës FIFA Katar 2022, e cila na dha aq shumë kujtime për t’u çmuar dhe dëshmoi se futbolli është një sport vërtet global. Emrat më të mëdhenj të futbollit do të marrin pjesë në këtë spektakël, i cili do të kurorëzojë më të mirët në një tjetër sezon të jashtëzakonshëm. Mezi presim t’ju mirëpresim në Paris për edicionin “The Best FIFA Football Awards 2022”, thuhet në ftesën drejtuar kreut të FFK-së.

    Artikuj të ngjashëm

    Kombëtares i shtohet një futbollist i ri

    Shtyhet pësëri finalja e Kupës së Kosovës, shkak u bë një arsye e veçantë

    FFK merr masa urgjente për mbrojtjen e shëndetit të futbollistëve: Ademi kërkon veprim konkret nga Këshilli Mjekësor

    Të Fundit

    Kërcënimi me bombë në Kuvend, Policia: Dyshohet se erdhi nga një numër nga Serbia

    Musk thotë se ka themeluar parti politike

    “Dua një familje tjetër”: Flet fqinji që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier

    Valë e rrezikshme e të nxehtit në Itali: Shkakton 18 viktima dhe gjendje alarmante në punë e spitale

    Khamenei shfaqet publikisht për herë të parë pas përshkallëzimit të tensioneve Iran-Izrael

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.