Një incident i rëndë ka ndodhur në një diskotekë, ku tri gra kosovare kanë raportuar se janë sulmuar fizikisht nga dy femra të tjera, gjithashtu kosovare, raporton Demos.
Ngjarja ka eskaluar më tej kur të dyshuarat, duke tentuar t’i shmangen arrestimit, kanë goditur me veturë një zyrtare policore.
Policia ka njoftuar se të dyshuarat janë ndaluar dhe arrestuar menjëherë pas incidentit. Pas intervistimit në prani të prokurorit të rastit, është vendosur që njëra nga të dyshuarat të dërgohet në mbajtje, ndërsa e dyta, e cila është e mitur, është liruar në procedurë të rregullt.
“Tri viktima femra kosovare, kanë raportuar se derisa kanë qenë në diskotekë janë sulmuar fizikisht nga dy femra kosovare. Të dyshuarat duke tentuar t’i shmangen arrestimit me veturën e tyre kanë goditur zyrtaren policore, të njëjta janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, njëra prej tyre është dërguar në mbajtje ndërsa e dyshuar tjetër – e mitur është liruar”, thuhet në njoftimin e Policisë.