Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    “Prej A deri në Zh po realizohen pikat strategjike të Serbisë”, vëllai i Liburn Aliut i dëshpëruar me Vetëvendosjen

    19/10/2024 23:17
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Fatos Aliu ka gati një dekadë që i ka ndarë përfundimisht rrugët me Lëvizjen që dikur vet e themeloi, “Lëvizjen Vetëvendosje”.

    19 vjet pas themelimit, “Lëvizja e Aliut” ka ndryshuar shumë.

    Fatos Aliu ka zbuluar shumë të pathëna për organizimin e Vetëvendosjes, mungesën e demokracisë brenda partisë, Dejona Mihalin, e dëshpërimin e tij me Albin Kurtin si kryeministër.

    Aliu ka kritika edhe për qasjen e qeverisë ndaj dialogut me Serbinë.

    “A po realizohen kërkesat e Serbisë deri në pikë të fundit, krejt janë duke u realizu. Prej A deri në Zh të gjitha pikat strategjike Serbia i ka realizu. Ti kurrë nuk e përmend bile në agjendë, qysh me hy unë në bisedë pa disa elemente bazike për shqiptarët e Luginës. Politikat e shqiptarëve po ia mundësojnë Serbisë që t’i realizoj kërkesat e tyre. Ia kanë mundësu dhe po ia mundësojnë”, thekson ai.

    Duke folur për dëshpërimin e tij me qeverinë e Vetëvendosjes, Aliu thotë se më së shumti po e pëson rinia.

    “Ne nuk po tregojmë shembull për gjeneratat e reja. Prekna shumë kur flas për gjeneratat e reja. Na lindin kapacitete të reja, të cilat shkojnë poshtë, nuk shfrytëzohen kapacitetet e tyre dhe shumë prej tyre punojnë ose kamariera ose ku e di unë, do të thotë nuk u shfrytëzohet potenciali. Ky është dëmi më i madh që po i bëhet Kosovës”, thotë Aliu i emocionuar në një pjesë të intervistës.

    Aliu është i pakënaqur edhe me vëllanë ministër, Liburn Aliun. Për të, ka shumë kritika.

    “Këtu nuk ka vllaznillak, këtu nuk ka familje. Sikurse që nuk ka familje për me e mbrojtë të keqen, edhe familja nuk vlen kur ti je në pushtet dhe e pengon të familjes me kontribu brenda shtetit”.

    Madje, ai i ka konsideruar “mafiozllëqe” arrestimet e fundit në ministrinë e Liburn Aliut.

    “Kur ka brenda kësi mafiozllëqe, kur ndërhyn prokuroria, aty nuk ka familjarizëm. Nuk mund ta mbroj unë askënd që ka hy në këto, as nuk e mbroj, as nuk ka nevoj me më mbrojtë. Se shteti është mbi të gjitha, kombi mbi të gjitha. Se pa shtet nuk ka familja. Familja është qelula e kombit, e shoqërisë. Ama shteti është ai që e mbron qelulën, pa shtet qelula nuk ka jetë të shëndoshë, nuk zhvillohet në mënyrë të shëndoshë”, ka theksuar njeriu që dikur i bëri bashkë në Vetëvendosje, Liburn Aliun e Albin Kurtin.

    Në një pjesë të rrëfimit, Fatos Aliu ka folur edhe për ndikimin e Dejona Mihalit në Lëvizjen Vetëvendosje, në qeveri, në deputetë e në ndërmarrje publike.

    Të gjitha këto, ai ka thënë se Dejona Mihali i bënë pasi është njeriu kryesor i Albin Kurtit.

    “A e njihni personalisht Dejona Mihalin? Njifna mirë, njifemi. Nuk i di prapaskenat e asaj. Ajo ka fuqi aty normal, qysh thojnë qashtu është. Direkt është e Albinit dhe është koordinatore e komiteteve dhe komitetet veç e veç nuk vendosin pa qenë edhe ajo dakord. Unë kam qenë në komitetin e energjisë dhe nuk jam pajtu dhe atyre ju ka ardhë zor që s’po pajtohna… A është e saktë kjo që po thuhet tash që Dejona Mihali kontrollon gjithçka? Ajo qashtu është koordinatore për gjithçka e ka atë aftësi. Do të thotë ja ka dhënë këtë mundësi, por ajo është e lidhur direkt me Albinin”, ka treguar Aliu.

    Përfshirjen e Dejona Mihalit në shumë vendime shtetërore, ai e konsideron si gabim dhe kërkon që këto raste të hetohen nga Prokuroria, raporton Gazeta Infokus.

    Vëllau i Liburn Aliut i quan “mafiozllëqe” shlyerjen e borxheve të ambalazhuesve të ujit, kërkon përgjegjësi

    Artikuj të ngjashëm

    Arifi: Fjalët e ‘shehrit’ se Liburn Aliu është larguar nga LVV-ja, po dalin të vërteta

    Aliu: S’ka asgjë zyrtare për zgjerimin e hetimeve për ambalazhuesit e ujit, jam në dispozicion të drejtësisë

    Bastisja në Ministrinë e Liburn Aliut: Policia po heton faljet e borxheve për ambalazhuesit e ujit

    Të Fundit

    Vjen reagimi i Haradinajt pas vendimit të Kushtetës: Ta zbatojmë, është rruga për t’i dhënë fund bllokadës

    E konfirmon NISMA: Do të garojmë në gjithë Kosovën në zgjedhjet lokale

    Pas rreth tre muaj, OBSH arrin t’i dërgojë ndihmat e para mjekësore në Gaza

    Rafuna: Kam frikë që bizneset tona s’do ta presin dimrin – i kanë detyruar të dalin në treg të lirë

    Gjykata Kushtetuese urdhëron Kuvendin e Kosovës të përfundojë konstituimin brenda 30 ditësh

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.