Mëngjesin e sotëm Policia e krimeve ekonomike në bashkëpunim me prokurorin e shtetit zhvilluan një aksion në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, shkruan GazetaDemos.
Ndërkaq, burimet e Demos bëjnë me dije se hetuesit e policisë në bashkëpunim me prokurorin e shtetit po bastisin Ministrinë e Planifikimit Hapësinor, e cila u bashkua me Ministrinë e Infrastrukturës, ku në krye të saj tash është Liburn Aliu, dhe po i hetojnë faljet e borxheve për ambalazhuesit e ujit në Kosovë.
Para objektit të kësaj ministrie u panë disa vetura zyrtare dhe një veturë e Policisë.
Ndërkaq, raportimet për bastisje i mohoi, zëvendësministri i kësaj ministrie, Hysen Durmishi.
Në një prononcim për Gazetën Demos ai tha se nuk është asnjë policë tek objekti dhe se ai gjendet në zyrën e tij.
“Unë në zyre jam, asnjë policë askund nuk është, tek ministria e infrastruktrës jo, tek ndonjë ministri tjetër nuk e di”, th ai për Demos.