Një aksident tragjik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Vogovë të Gjakovës, ku një person ka humbur jetën dhe tre kanë mbetur të lënduar.
Policia njofton se rreth orës 02:05, një automjet është vetaksidentuar pasi shoferi dyshohet se ka humbur kontrollin mbi mjetin.
“Si pasojë e aksidentit, një person, mashkull dhe shtetas i Shqipërisë, ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa tre persona të tjerë kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.” – njoftoi zëdhënësi i Policisë Rajonale në Gjakovë, Sheremet Elezaj.
Njësitet policore kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në vendin e ngjarjes.
Tv Syri Vision ka publikuar pamje nga ky aksident: