Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami referuar Lëvizjes Vetëvendosje për dështimin sërish të zgjedhjes së Albulena Haxhiut Kryeparlamentare ka përdorur një shprehje të fizicientit Albert Einstein.
Ajo tha se VV-ja një gjë të tillë po e bën për herë të shtatë.
“VV për herë të shtatë pengoi konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Einstein e ka thënë shumë qartë se është çmenduri me përsërit veprimin e njëjte dhe me prit rezultat ndryshe”, tha ajo pas dështimit të seancës sot.
Bajrami theksoi se LDK-ja s’ka votë as për Haxhiun e as ndonjë kandidat tjetër.
“Për LDK mund të them që ne nuk kemi votë për Albulena Haxhiun e as për kandidat tjetër. Zgjedhjet e kanë treguar qartë që askujt s’i kanë dhënë shumicën absolute për formimin e institucioneve të Kosovës”.
“Institucionet konstituiohen me marrëveshje politike, dhe siç po e shohim që VV insiston t’i marrë të gjitha institucionet pa e pasur shumicën”, tha ajo.
“Ska forcë politike që e imponon votën e deputetëve të Kuvendit”, shtoi ajo.