Policia e Kosovës është duke realizuar bastisje në zyrat e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK).
Lidhur me rastin GazetaDemos ka marrë konfirmim nga Policia e Kosovës.
Përveç konfirmimit, zyra e informimit në Policinë e Kosovës nuk ka dhënë detaje të tjera.
“Referuar kërkesës suaj ju njoftojmë se Policia e Kosovës është duke zhvilluar një kontroll në KEK dhe për detajet tjera rreth rastit do të informoheni me kohë”, thuhet në përgjigjen e policisë.