Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Polici Fahri Shala: Grupi që na sulmoi nga mbi 20 pozicione udhëhiqej nga Radoiçiqi

    13/06/2025 13:19
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Në gjykimin ndaj tre të akuzuarve për sulmin në Banjskë, polici Fahri Shala deklaroi se zyrtarët policorë ishin sulmuar nga më shumë se 20 pozicione të ndryshme, me armë të lehta dhe të rënda, ndërsa sipas tij, në bazë të informacioneve të publikuara në media dhe mënyrës së organizimit të sulmit, udhëheqës i grupit ishte Milan Radoiçiqi.

    Dëshmitari dhe i dëmtuari, zyrtari policor Shala, tha se nga goditjet e armëve mes policëve dhe sulmuesve nuk kishte mundur të kuptonte nëse kishte puls rreshteri Afrim Bunjaku.

    “E kam vendosur dorën në qafë, anën e djathtë, me shiku a ka puls rreshteri, por për shkak të gjuajtjeve, krismave, nuk kam mundur me kuptu”, deklaroi Shala, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Sipas Shalës, paraprakisht kishin pranuar informacion se dy kamionë kishin bllokuar urën në fshatin Banjskë dhe, sapo ishin afruar për të verifikuar, kishte ndodhur një shpërthim i madh.

    Gjithnjë sipas tij, pas shpërthimit kishin filluar menjëherë gjuajtjet nga sulmuesit në drejtim të zyrtarëve policorë, dhe për një moment kishte pyetur kolegët se a ishin mirë.

    “A jeni mirë, se nuk e disha çka ka ndodhë, nuk kam marrë përgjigje, dhe diku 30 sekonda që kishim shkëmbim zjarri kam vazhdu te kamioni”, deklaroi Shala.

    Tutje, ai tha se në këtë sulm kishte mbetur i lënduar rëndë rreshteri Afrim Bunjaku, dhe se në tentativë për ta futur në automjet për ta dërguar në spital, sulmuesit vazhdimisht kishin shtënë me armë.

    Sipas Shalës, gjuajtjet kishin ardhur nga më shumë se 20 lokacione, nga armë të lehta e deri te ato më të rënda.

    Ai deklaroi se, bazuar në atë që ka parë dhe dëgjuar në media, ka kuptuar se udhëheqës i grupit ishte Milan Radoiçiqi.

    “Në bazë të vendit që kanë zgjedhur në fshatin Banjskë, në bazë të avancimit që kanë bërë në drejtimin tonë, mbrapa këtij grupi terrorist, me epitet tek ta, dhe që mendoj se edhe përmes mediave kemi kuptu se organizator dhe bashkëpjesëmarrës i këtij rasti ka qenë Milan Radoiçiq, ku edhe vet e ka pranu”, deklaroi Shala.

    Dëshminë e dha edhe zyrtari tjetër policor, Sedat Dushi, duke rrëfyer se rreshterin Bunjaku e kishin epror dhe se kishin marrë detyra dhe urdhra nga ai që lidheshin me punën.

    Sipas Dushit, në natën kritike, rreth orës 2:35 apo 2:40, kishin shkuar në fshatin Banjskë pas një informacioni se dy kamionë kishin bllokuar urën.

    Ai shtoi se ndryshe nga herët e tjera kur kishin shkuar në atë fshat, këtë herë ishte ndriçim shumë i madh në pjesën e urës, ndërsa më tej mbizotëronte errësira.

    Sipas tij, sapo ishin afruar te kamionët, kishte ndodhur një shpërthim i madh.

    “Nga ai detonim aq i fuqishëm, më duket se jam ngritur nga toka, na ka humb ballancimi,” deklaroi Dushi.

    Ai tha se kishte goditur dritat për të mos u zbuluar nga sulmuesit, pasi vendndodhja e policëve ishte shumë e ndriçuar.

    Dushi deklaroi se për një moment gjatë gjuajtjeve kishte vërejtur një dron, të cilin, përkundër përpjekjeve për ta goditur, nuk kishte mundur ta rrëzonte.

    Sipas tij, me të kuptuar se rreshteri Bunjaku kishte humbur jetën, ishte ndjerë i tronditur dhe i thyer për një moment.

    Tutje, Dushi tha se nga detonimi kishte humbur dëgjimin në shkallën prej 30 për qind, sipas mjekëve.

    Në fund, ai deklaroi se, edhe pse Policia e Kosovës i kishte ofruar pushim apo transferim në një stacion tjetër policor, ai kishte insistuar të rikthehej te kolegët me të cilët, siç tha, në natën kritike ishin ballafaquar me një sulm të madh.

    Pas përfundimit të dëshmisë së Dushit, gjykimi u ndërpre dhe do të vazhdojë gjatë muajit korrik.

    Artikuj të ngjashëm

    Nuk ka pasur goditje me raketa në Haifa të Izraelit

    Një 20-vjeçare është vrarë nga sulmet irianiane në Izrael

    Në Galileun Perëndimor janë plagosur 14 persona, ka thënë shërbimi emergjent i Izraelit

    Të Fundit

    Nuk ka pasur goditje me raketa në Haifa të Izraelit

    Një 20-vjeçare është vrarë nga sulmet irianiane në Izrael

    Në Galileun Perëndimor janë plagosur 14 persona, ka thënë shërbimi emergjent i Izraelit

    Irani dhe Izraeli me sulme të reja, Netanyahu thërret mbledhjen e kabinetit të sigurisë

    Depoja e naftës Shahran në Teheran është goditur nga Izraeli

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.