LajmeNdërkombëtare

Një 20-vjeçare është vrarë nga sulmet irianiane në Izrael

Shërbimi i Emergjencave të Izraelit, Magen David Adom (MDA), thotë se një grua në të 20-at e saj është vrarë pas sulmeve iraniane.

Gruaja, e cila u nxor nga rrënojat, ishte në shtëpinë dykatëshe në Galilenë Perëndimore.

Kurse, më herët u tha se të paktën janë 14 persona të lënduar si pasojë e sulmeve ajrore iraniane.

Më herët sot, ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, paralajmëroi udhëheqësin suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, se “Teherani do të digjet” nëse vazhdon të qëllojë me raketa civilët izraelitë, shkruan Skynews.

Back to top button