Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Përleshja “Sekiraqa – Capat” , Olluri: Policia dështoi, nuk ua konfiskoi armët, nuk e arrestoi djalin e Sekiraqes

    03/09/2024 22:02
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Gazetari Parim Olluri duke diskutuar në Pressing në T7 për konfliktin “Sekiraqa-Capat”, që përfundoi me vrasjen e Premtim Gashit dhe plagosjen e pesë të tjerëve, u shpreh se policia ka dështuar në këtë rast, sepse siç thotë ai “nuk e arrestuan djalin e Salih Sekiraqës dhe as nuk i konfiskuan armët, kur familjet kishin konflikte që nga muaji mars”.

    “Prej muajit mars ka pas një gjuajtje me armë drejt shtëpisë së Salih Sekiraqës dhe prej marsit deri në shtator nuk kemi asnjë njoftim të policisë që janë kryer bastisje në shtëpitë e tyre, nuk kanë njoftu se janë konfisku armë. I bjen që policia nuk e ka kry punën mirë…”, deklaroi Olluri.

    “Pse prej marsit deri në shtator është në arrati djali i Salih Sekiraqës, që i bie një dështim i Policisë së Kosovës, që nuk ka arritë me arrestu një njeri që është i përfshirë në një rast të famshëm në Kosovë”, tha Olluri.

    Ndërsa, fajësoi shtetin për vrasjen e Premtim Gashit, duke thënë se nuk e “mbajtën në paraburgim dhe nuk e ri-edukuan”.

    “E ndërprenë paraburgimit për shkak të sjelljeve të mira dhe kjo në dokumentin shtetëror nuk figuron fare se qysh është liru ky person dhe ky person shkon drejt vdekjes, që në një formë i bie që edhe shteti është bashkëfajtor në vdekjen e tij sepse nuk ka arritë me majtë brenda Qendrës së Paraburgimit, me caktu dënimin për të dhe me ri-eduku sepse atë rol e ka shteti”, tha Olluri në Pressing.

    “Mënyra qysh punohet në raste të tilla është nxitje për kriminelët në Prishtinë”, u shpreh ai tutje.

    “Policia dhe prokuroria e ka ditë që këto dy familje janë në hasmëri, e ka ditë që secili prej tyre në dy anët është recidivist i kryerjes së veprave penale. Policia dhe prokuroria e ka ditë që një person recidivist është duke e hap një lokal, ndërsa një person i taborit tjerët është liru para dy jave, në këtë rast duhet policia e prokuroria mi pas këta persona nën përgjim…”, shtoi Olluri.

    Artikuj të ngjashëm

    Olluri: Pushteti i Kurtit vendosi shtatoren e Rugovës në prag të zgjedhjeve, për ta shfrytëzuar për fushatë emrin e tij

    Parim Olluri: Sveçla e Drejtori i Policisë duhej të dilnin në Aktash, mungesa e tyre i inkurajon banditët

    Olluri tallet me qeverinë: Qysh s`mujten me pasë ndikim “bishtat e ShIK-ut” e Serbia në tenderët njëburimor?

    Të Fundit

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.