Gazetari Parim Olluri ka reaguar ndaj zyrtarëve të VV-së që për rastin e Astrit Dehari po vazhdojnë t`i akuzojnë qeveritë e kaluara.
Ai ka vlerësuar se për rastin Dehari VV-ja po i akuzon “bishtat e SHIK-ut”, kurse për arratisjet nga burgu po i akuzojnë Serbinë.
Në profilin e tij në “Facebook”, Olluri ka shkruar se kjo qeveria vetëm për tenderët njëburimor nuk po e akuzon askënd.
“Per zhdukjen e mostrave te Deharit pushtetaret po i bejne pergjegjes “bishtat e SHIK’ut”. Per arratisjen e krimineleve nga burgu po i akuzojne grupet kriminale nga Serbia. Ama jam kurreshtar me dite se qysh nuk mujten “bishtat e SHIK’ut” e kriminelet serb mos me pase hiç ndikim ne tenderet njeburimor te Qeverise Kurti? Qysh po mundet kjo qeveri me pase kontrollin e plote ne tendera e ne do tema specifike po i nderhyjne tjeret? Po i nderhyjne do bishta te dikujt”, ka shkruar Olluri.