Tre persona janë arrestuar dhe disa të tjerë janë shoqëruar në stacion lidhur me rrahjen brutale që ndodhi mes tifozëve të Dritës dhe Kopenhagës te “Kafet e Rakisë” në Prishtinë, pak para ndeshjes në Stadiumin “Fadil Vokrri”.
Zëdhënësi i Policisë për Prishtinë, Enis Pllana, se si pasojë e përleshjes, tre persona kanë pësuar lëndime dhe se kanë pranuar tretman mjekësor.
“Sot rreth orës 19:00 ka ndodhë një incident, ku disa tifozë janë përleshur mes vete. Si pasojë, tre persona kanë pësuar lëndime, të cilët edhe kanë pranuar tretman mjekësor. Policia ka vënë situatën nën kontrollë, ku ka arrestuar tre persona dhe disa të tjerë i ka shoqëruar për në stacion policor”, ka thënë Pllana.