Lajme

Përkujtohen të hënën dëshmorët Rexhë dhe Arton Qorraj, OVL-UÇK Deçan fton qytetarët për homazhe

OVL-UÇK – Dega në Deçan ka njoftuar se të hënën, do të organizohen homazhe për nder të Dëshmorëve të Kombit, Rexhë dhe Arton Qorraj, në përvjetorin e rënies së tyre.

Sipas njoftimit, ceremonia përkujtimore do të mbahet duke filluar nga ora 11:00 në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan.

Njoftimi i plotë:

NJOFTIM

Të nderuara familje të dëshmorëve, invalidë dhe veteranë të luftës së UÇK-së,
Të nderuar qytetarë,

Ju njoftojmë se ditën e hënë, më 13.07.2026, në përvjetorin e rënies, do të përkujtohen Dëshmorët e Kombit Rexhë dhe Arton Qorraj nga Carrabregu i Ulët.

Homazhet do të mbahen në ora 11:00, në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan.

Pjesëmarrja juaj nderon gjakun e dëshmorëve dhe luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Me respekt,
OVL-UÇK – Deçan 🇦🇱🇦🇱

Artikuj të ngjashëm

Back to top button