Lajme

Përfshihet nga zjarri një automjet në Prishtinë, Policia: S’raportohet për të lënduar

Një zjarr ka përfshirë një automjet në Prishtinë mesditën e sotme.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e kryeqytetit, Enis Pllana tha se “nuk raportohet për persona të lënduar.

“Sot rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën “Naser Brahimaj” në Prishtinë, ku nga zjarri është përfshirë një automjet”, tha Pllana.

Zëdhënësi tha se Policia po kryen “procedurat e nevojshme lidhur me incidentin”.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button