Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Për 4 muaj, 104 mjekë lëshuan Kosovën

    19/05/2023 09:17
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ikja e qytetarëve në vendet evropiane është shumë shqetësuese, sepse pjesa më e madhe e personave që po largohen nga Kosova janë profesionistë. Kështu ka thënë Enver Haliti nga Lëvizja Vetëvendosje.

    Ai tha se duhet të merret parasysh se sa shumë mund dhe investim duhet, që të prodhohet një kuadër i tillë. “Ndërsa po ua ofrojmë të gatshëm shteteve të zhvilluara”, tha ai.

    Kurse Pleurat Sejdiu tha se shifrat e fundit flasin se janë 104 mjekë të cilët kanë marrë dokumentacionin për të lidhur kontratë në shtetet e Bashkimit Evropian.

    Ai tha se kjo shifër e tejkalon shifrën e vitit të kaluar.

    “Në vitin e kaluar kemi pasur 212 për 11 muaj, kurse këtë vit për katër muaj e gjysmë janë 104 dhe është për t’u shqetësuar”, tha Sejdiu.

    Ai shtoi se kriza do të ndjehet dhe do të thellohet pas tri viteve në sektorin e shëndetësisë.

    Ndërsa Lulzim Rafuna nga Oda Ekonomike e Kosovës tha se biznesi është duke u përballë me mungesën e fuqisë punëtore si rezultat i migrimit.

    Por ai tha se kjo po ndodhë edhe si rrjedhojë e mos lidhjes së arsimit me kërkesat e tregut.

    “Ne kemi bërë thirrje prej ditës së parë që të shpejtohet reforma në arsim, që të lidhen kualifikimet me kërkesat e tregut të punës”, tha Rafuna.

    E Jusuf Azemi nga sindikata e sektorit privat tha se për 7-8 vite jashtë vendit ka ikur një e pesta e popullsisë.

    Azemi shtoi se injorimi më i madh i punëtorëve të sektorit privat të Kosovës është bërë n’kohën e pandemisë dhe pas pandemisë, sepse doli qeveria e Kosovës me luftimin e inflacionit duke i stimuluar të gjithë punëtorët e sektorit publikë kurse sektorit privat iu tha “dil qiteni dorën dhe lypeni pronarëve të kompanisë, nëse iu jep ai ju jap edhe unë”, u shpreh Azemi.

    Arian Vranica nga Shoqata e Gastronomëve, tha se janë para një situate mjaftë shqetësuese sepse sipas statistikave kemi 1323 biznese më pak dhe 22332 punëtorë më shumë dhe nuk është projeksion real.

    “Në aspektin pozitiv ka rritje të formalitetit, por nuk do të thotë që kjo reflektohet me rritje të punësimit, sepse ne po shohim se bizneset dita ditës po përballen me sfida të tilla që po edhe e transformojnë ndoshta edhe shërbimin ë tyre, në mënyrë që të jetojnë dhe të mund të koabitojnë në këtë ekosistemin e ri i cili është krijuar duke u kthyer edhe nga aspekti i shërbimit në vetëshërbim”, tha Vranica.

    Artikuj të ngjashëm

    Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, proteston nesër

    Mjekët e tri reparteve në Prizren bojkotojnë punën, hyjnë në grevë pasi morën gjysmë page

    “Mbi 200 mjekë janë larguar nga vendi”

    Të Fundit

    Bajrami e ashpër: Nëse shkojmë në zgjedhje, fletëvotimi të jetë “Kosova apo Albulena Haxhiu”

    Krasniqi: Rrugëdalja është e qartë, të ndërrohet kandidatja

    A do t’i japë votat PDK për ta çuar në Kushtetuese “ngërçin”, përgjigjet Krasniqi

    Dehari ia ndali fjalën, çfarë tha Hykmete Bajrami?

    Asgjë e re, vazhdon bllokada: Shihemi sërish pas 48 orëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.