Ministri aktual i Bujqësisë, Faton Peci është i ftuari i këasj jave në emisionin ‘Blic Intervieë’ tek Astrit Gashi.
Ndër të tjera, ai foli edhe për krijimin e qeverisë së re, ku tha se e përjashtojnë një bashkëpunim të mundshëm me Listën Serbe.
Përveç bashkëpunimit me partinë e Nenad Rashiq, ai tha se pjesa tjetër do të duhet të diskutohet pas çertifikimit të rezultateve.
Sipas tij, vetëm atëherë do të kuptohet qartë se cilat janë opstionet për partineritet.
“Nuk mendoj që në VV dhe tek kryeministri Kurti, ka mungesë vullneti që të ketë partneritete dhe koalicione. Ne kemi shënuar një fitore të madhe në zgjedhjet e 9 shkurtit. Distanca prej partisë së parë tek e dyta është më e madhe se sa përqindje e partisë së dytë që ka dalur nga votat e qytetarëve. Për momentin nuk kemi as një gatishmëri dhe as vullnet që të kemi një bashkëpunim me Listën Serbe. Ekziston një ministër dhe një parti politike, e cila e njeh Republikën e Kosovës, i cili është lojal ndaj Republikës së Kosovës, i cili e ka fituar një mandat, ai është Nenad Rashiq dhe partia e tij. Vota e tij, numri i deputetëve tanë që për momentin është 48-të, tregon se kemi nevojën e partneriteve pas çertifikimit të rezultateve finale. Cila janë opsionet, do të shihet vetëm atëherë, kur do të finalizohet zyrtarisht procesi.”, tha Peci.
Tutje, ai tha se nuk mund të imagjinohet asesi një qeveri tjetër e formuar pa prezencën e Lëvizjes Vetëvendosje, kjo sepse kjo forcë politike ka besimin më të madh të qytetarëve
“Nuk mund të imagjinohet në asnjë mënyrë një qeveri e re pa prezencën e Lëvizjes Vetëvendosje. Kjo për shkak se si subjekt politik dhe si kanidat për kryeministër, kjo forcë politike ka besimin më të madh të qytetarëve. Përgjegjësia bie mbi ne si fitues të zgjedhjeve, na duhet stabilitet dhe një qeveri efektive”, përfundoi Peci