Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Pezullimi i granteve për familjarët e këshilltarëve: Agjencia Anti-Korrupsion po heton nëse ka konflikt interesi

    25/11/2024 16:48
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Agjensia për Zhvillimin e Bujqësisë ka njoftuar se grantet që janë dhënë për familjarët e deputetes Fitore Pacollit, dhe po ashtu për këshilltarin e Faton Pecit, tanimë po hetohen nga Agjencia Anti-Korrupsion për shqyrtimin e konfliktit të interesit.

    Sipas njoftimit, pasi të jetë vendosur çështja paraprake, Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë do të procedojë me lëndët, konform dispozitave ligjore dhe akteve nënligjore në fuqi.

    Njoftimi i plotë:

    Njoftim për opinionin

    Pas aplikimit dhe procedimit administrativ të aplikacionit së bashku me dokumentet përcjellëse të dorëzuara në mënyrë të rregullt nga ana e aplikuesve për përkrahje sipas Programit për Zhvillim Rural, Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë, gjatë vlerësimit dhe procedimit të lëndës, sipas legjislacionit në fuqi, pa ndërhyrje a rekomandime nga palë të treta, është njoftuar nga mediat lidhur me pretendimet për parregullsi.

    Si rezultat i këtyre pretendimeve nga mediat, kemi kërkuar që të trajtohet çështja nga Agjencia Anti-Korrupsion për shqyrtimin e konfliktit të interesit. Po ashtu, lëndët e apostrofuara janë në proces të auditimit të brendshëm.

    Në procedurën administrative kjo është një çështje juridike e pavarur, zgjidhja e së cilës është nën juridiksionin e organeve të tjera dhe është parakusht për zgjidhjen e çështjes kryesore e iniciuar në procedurë administrative.

    Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë, në mbështetje të nenit 85, të Ligjit Nr. 05/L-031 Për Procedurën e Përgjithshme Administrative ku është përcaktuar se: “1. Kur organi publik që zhvillon procedurën has në një çështje, zgjidhja e së cilës është parakusht për zgjidhjen e çështjes kryesore dhe e cila përbën një çështje juridike të pavarur (në vijim: ”çështje paraprake”), për zgjidhjen e së cilës është kompetente një gjykatë apo organ tjetër, organi publik që zhvillon procedurën do të pezullojë çështjen kryesore, deri sa çështja paraprake të jetë vendosur dhe do të njoftojë palën për vendimin e pezullimit.”, si dhe në Nenin 7 paragrafi 4 të Kontratës për financim, ku është përcaktuar që në çdo kohë, në rast të ndonjë dyshimi, Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë mund të suspendojë përkohësisht kontratën dhe pagesat, si masë paraprake.

    Andaj nga ajo që u deklarua me lartë, Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë, ka pezulluar përkohësisht procedurën administrative, deri në marrjen e vendimit përfundimtar për këtë çështje, nga organet si Agjencia Anti-Korrupsion. Për të njëjtat lëndë është kërkuar auditim i brendshëm.

    Pasi të jetë vendosur çështja paraprake, Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë do të procedojë me lëndët, konform dispozitave ligjore dhe akteve nënligjore në fuqi

    Artikuj të ngjashëm

    Si mund t’ia hap Prokuroria telefonin Pecit – Koci: Merr urdhër nga gjykata dhe kërkon ekspertizë teknike

    Pas intervistimit, Peci iu ikë medieve

    Pas gjysme dite marrje në pyetje, Peci shfaqet në disponim krah avokatit Hodaj

    Të Fundit

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Bajraktari për Deharin: Po sillet si kryetar i Kuvendit, s’e ka atë rol 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.