Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    PDK e hapur për dialog – qeveria e re duhet të vijë nga opozita e djeshme

    07/05/2025 17:36
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt të Kryesisë për të diskutuar zhvillimet e fundit politike, bllokadën institucionale, si dhe propozimet e iniciativat politike aktuale.

    PDK vlerëson se vendi ndodhet në një krizë të thellë institucionale, si pasojë e sjelljes së papërgjegjshme politike të koalicionit që ka dalë i pari në zgjedhje, por i cili në mungesë të shumicës parlamentare po vazhdon ta mbajë peng Kosovën. Në këtë situatë, çdo iniciativë që synon zgjidhjen e bllokadës, meriton të dëgjohet dhe diskutohet.

    Për këtë arsye që nga përfundimi i zgjedhjeve të 9 shkurtit, Partia Demokratike e Kosovës ka zhvilluar takime me të gjitha partitë politike parlamentare – përfshirë edhe Lëvizjen Vetëvendosje, ndonëse e konsiderojmë atë përgjegjëse kryesore për krizën aktuale.

    “Ky angazhim është shprehje e bindjes sonë se dialogu dhe bashkëpunimi janë rruga e vetme për të dalë nga krizat politike dhe për të rikthyer normalitetin institucional. Andaj, sikur në të kaluarën, as sot dhe as në të ardhmen, ne nuk do të shmangemi nga çfarëdo takimi në interes të qytetarëve. Në këtë frymë, konsiderojmë se Presidentja e Republikës, si institucion mbi-partiak dhe me mandat legjitim, mund të ndërmarrë hapat e nevojshëm për thirrjen e një takimi me të gjitha subjektet politike parlamentare. Një tryezë gjithëpërfshirëse, mund të jetë hapi i duhur për gjetjen e rrugëdaljes nga kriza institucionale. PDK angazhohet dhe është e bindur se zgjidhja më e mirë për vendin është formimi i një qeverie të re, e përbërë nga partitë që në mandatin e kaluar kanë qenë në opozitë”, thuhet në njoftimin e PDK-së..

    Në njoftim po ashtu thuhet se një qeveri që do të ndalte degradimin institucional, do ta nxirrte Kosovën nga izolimi ndërkombëtar dhe do të zbatonte politika zhvillimore për të gjithë qytetarët, pa dallim.

    “Me një listë të dakorduar të prioriteteve shtetërore, të cilat do ta rikthenin Kosovën në rrugën e duhur të zhvillimit dhe të integrimit euroatlantik”, thuhet në njoftim.

    Njëkohësisht, PDK i bën thirrje koalicionit VV – GUXO – Alternativa që të mos abuzojë edhe më tej me të drejtën kushtetuese për propozimin e kandidatit për Kryetar të Kuvendit, por, të pranojë realitetin politik dhe të reflektojë për të mos e mbajtur peng edhe më tutje shtetin për interesa të ngushta partiake.

    “Kosova ka nevojë për institucione funksionale sa më parë. PDK mbetet e angazhuar për të dhënë kontributin e saj në një proces demokratik dhe kushtetues që çon drejt zgjidhjes. Kosova meriton ma shumë. Kosova mundet ma mir”, thuhet në njoftim.!

    Artikuj të ngjashëm

    Shala: Pushteti aktual vendosi në pozitë vëllain e Albin Kurtit si personin më të besuar për të tregtuar energji

    Shala: Kosova që tri vjet pa rezerva shtetërore – njëherë u blenë e nuk erdhën kurrë

    Deputetja e PDK-së: Nuk pres që nesër në seancë të ketë lëvizje në drejtim të zhbllokades se intitucioneve!

    Të Fundit

    Alba zbulon raportin e saj me Limin dhe arsyen e largimit nga Ferma Vip

    Trump thotë se njerëzit po vuajnë nga uria në Gaza

    LDK vazhdon me Ruzhdën, nominohet si kandidat për kryetar të Junikut

    Gëzim Plakolli, kandidat i LDK-së për kryetar të Mitrovicës

    Ish-ambasadori i Kosovës në Gjermani: Çfarë porosie kishte Merz në Tiranë për BE-në?

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.