Pas deklaratave të forta të Jozefin Markut, ish-partnerit të Loredana Zefit, për raportin e saj me Don Xhonin, situata ka marrë një kthesë të re. Jozefini, i pyetur për marrëdhënien mes Loredanës dhe reperit nga Drenica, u shpreh: “Ka marrë një rrugë jo të mirë, mendoj unë”, duke lënë të kuptohet se nuk e mbështet këtë lidhje.
Ky koment shkaktoi reagim të menjëhershëm nga Loredana, e cila e ironizoi publikisht, por duket se historia nuk përfundoi këtu. Në një zhvillim surprizë, Loredana dhe Don Xhoni janë shfaqur bashkë pas spekulimeve dhe diskutimeve në rrjetet sociale.
Dy artistët kanë publikuar një video për këngën më të fundit të Don Xhonit, “Ça tha”, duke sjellë një imazh të ri dhe duke nxitur reagime të shumta në media dhe platforma online.
Edhe pse po shijojnë vëmendjen e publikut, ende nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga ana e tyre nëse janë bërë çift, apo nëse kjo paraqitje është pjesë e një strategjie për të promovuar karrierën muzikore.
@menofmydreams_ how he's looking at her!!!🙃🙃🙃😩😩@DON XHONI @loredanabrati13_ #fyp #visual #donxhoni #donxhonii ♬ original sound – ꜰᴀʀᴀᴏɴ ⚜️