Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Pamje nga Thethi, pas prishjes së ndërtimeve të paligjshme

    22/07/2025 23:26
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Disa ditë pas përfundimit të aksionit të IMT-së në Theth, ku u prishën ndërtimet e paligjshme, kryeministri shqiptar, Edi Rama ka postuar pasditen e sotme pamje nga zona turistike.

    ”Thethi pas operacionit nga kanceri i paligjshmërisë”, shkruan kreu i qeverisë, teksa ka hasur edhe në polemikat e komentuesve.

    Në video shihen punonjësit e Bashkisë së Shkodrës që mbjellin tokën, si edhe turistët që vizitojnë zonën.

    Prej disa ditësh, Inspektorati i Mbrojtjes dhe Kontrollit të Territorit kreu një operacion në fshatin turistik në veri të vendit, për prishjen e objekteve të ndërtuara pa leje. Banorët e kundërshtuan me forcë këtë veprim, duke thënë se atyre iu ishte premtuar në vite që të zhvillonin biznese në pronat e tyre, por duke qenë se nuk kanë dokumentet, e kanë pasur të pamundur të aplikojnë për leje.

    Situata në terren u rëndua disa herë, madje deri në hedhjen e molotovit drejt fadromave, ndërsa policia u detyrua të mbronte me armë punonjësit e IKMT-së në mënyrë që të kryenin punën.

    Në mbrojtje të banorëve të Thethit shkuan edhe deputetë të opozitës që u përplasën me policinë, ndërsa kryeministri Edi Rama reagoi duke thënë se nuk kishte premtuar kurrë ndërtime pa leje në zonë.

    Thethi është një nga fshatrat turistikë më të vizituar në veri të vendit. Kalimi Theth-Valbonë është një prej shtigjeve më të frekuentuar nga alpinistët dhe të apasionuarve pas ecjeve ngjitjeve në mal.

    Artikuj të ngjashëm

    Deputetja e LDK-së reagon pas vdekjes së katër punëtorëve: Koha për përgjegjësi institucionale

    Britania planifikon të kufizojë kohën e fëmijëve para ekranit të telefonit në dy orë në ditë

    KQZ hap afatin për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës në zgjedhjet lokale

    Të Fundit

    Deputetja e LDK-së reagon pas vdekjes së katër punëtorëve: Koha për përgjegjësi institucionale

    Britania planifikon të kufizojë kohën e fëmijëve para ekranit të telefonit në dy orë në ditë

    KQZ hap afatin për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës në zgjedhjet lokale

    Sindikata e RTK-së: Kemi njoftuar përfaqësitë diplomatike dhe Federatën Evropiane të Gazetarëve për kolapsin financiar

    Ambasadori britanik pas takimit me Osmanin: Partitë të vendosin shtetin para interesave të veta

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.