Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Palokaj: Liberalizimi i vizave kurrë nuk ka qenë më afër

    17/10/2022 11:35
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Reporteri nga Brukseli, Augustin Palokaj, thotë se është e rëndësishme që asnjë nga shtetet e Bashkimit Evropian nuk u shpreh kundër liberalizimit të vizave. Franca, thotë ai, ka mbështetur liberalizimin porse ka propozuar që hyrja në fuqi e liberalizimit të lidhet me një sistem ETIAS.

    Sipas Palokajt, procesi i liberalizimit të vizave asnjëherë nuk ka qenë më afër.

    “Ky ishte takimi i parë ku vendet anëtare paraqiten vendimet e tyre. Tash po vazhdojnë konsultimet në vendet anëtare. Do të ketë edhe një takim tjetër më 9 nëntor me të njëjtin grup punues. Këtu do të ketë një përpjekje për të parë a do të lëvizet në një hap tjetër. Kemi të bëjmë me një sfidë apo test. As më datën 9 nëntor nuk do të vendoset diçka. Nuk ka ndodhur asnjëherë më parë që të ketë interesim për takimin e një grupi punues prandaj edhe presidenca çeke doli me njoftim. Në kushte të zakonshme nuk do të kishte. Përkundër gjithë zhgënjimit që është krijuar momentalisht, procesi i liberalizimit të vizave kurrë nuk ka qenë më afër. Ky është fillimi i fundit të procesit”, ka thënë ai në emisionin “Sot” të KTV-së.

    Palokaj shpjegon se ETIAS-i është një sistem që në kompjuter mund të regjistrohen të dhënat dhe paralajmërohet që pa viza do të udhëtoni në vendet evropiane. Ky sistem pritet të funksionalizohet në fund të vitit 2023.

    Ai ka thënë se edhe nëse liberalizohen vizat, mosfunksionimi i këtij sistemi do ta shtynte këtë proces.

    Artikuj të ngjashëm

    Mbi 144 mijë aplikime për t’u pajisur me pasaporta nga janari i këtij viti

    Për dy javë 962 fluturime – Mbi 127 mijë udhëtarë kaluan në Aeroportin e Prishtinës

    Komisioni Evropian: Liberalizimi do të monitorohet – në rast të keqpërdorimit, masa e fundit është pezullimi

    Të Fundit

    Vodhi disa herë në të njëjtin market, arrestohet 34-vjeçari pasi kapet në flagrancë nga pronari

    Deputeti i vetëm shqiptar, Shaip Kamberi bojkoton punimet në Parlamentin e Serbisë

    Pas prishjes me Kurtin, Taravari foto me Ramën: Me kryeministrin që e sjell Evropën kaq afër Ballkanit

    Arben Fetai që dikur e kundërshtonte, sot takon Albin Kurtin në Shkup: Si vëllau për vëlla

    Përfshihet nga zjarri një hapësirë fushore tek Kalaja e Kulinës në Kamenicë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.