Një hapësirë fushore afër Kalasë së Kulinës në Kamenicë sot rreth orës 12:00 është përfshirë nga zjarri.
Lajmin për rtv21 e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani i cili tha se zjarri nga ana e ekipës së zjarrfikësve është lokalizuar, teksa shtoi se nuk ka rrezik për përhapje apo dëme materiale.
“Ju njoftojmë se me datën 01.07.2025 rreth orës 12:00 kemi pranuar informacion për një zjarr tek vendi i quajtur “Kulina”. Njësite policore relevante së bashku me ekipin e zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes ku ishte duke u djegur një hapësirë fushore. Zjarri nga ana e ekipës së zjarrfikësve është lokalizuar dhe sipas tyre nuk ka rrezik për përhapje apo dëme materiale”, tha Osmani.
Foto nga Arian Mavriqi