Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj, ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj mbështetësve nga fshatrat Bishtazhin, Fshaj dhe Ujz, duke theksuar se suksesi i tij politik është i lidhur ngushtë me përkrahjen e qytetarëve.
Lekaj ka deklaruar se do të vazhdojë rrugëtimin e tij politik me qytetarët dhe gjithmonë do të jetë pranë tyre.
“Jemi rritur në politikë falë mbështetjes tuaj, po vazhdoj të rrugëtoj me ju dhe gjithmonë do të jem me ju. Faleminderit që jemi bashkë. Më 9 shkurt do të dalim fitues përsëri, bashkë!” – ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Bishtazhin ❤️ Fshaj ❤️ Ujz ❤️
Jemi rritur në politikë falë mbështetjes tuaj, po vazhdoj të rrugëtoj me ju dhe gjithmonë do të jem me ju.
Faleminderit që jemi bashkë 🙏
Më 9 shkurt do të dalim fitues përsëri, bashkë!
#pallekaj7
#RamushHaradinaj1
137 ✅ 7 ✅