Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Zgjedhjet 2025

    “Nga 600 në 900 euro”, Hamza për pagat: Nëse s’e realizoj premtimin, jap dorëheqje

    04/02/2025 22:28
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, n ka theksuar se pagat do të rriten për 50 për qind, ndërkaq pensionet për 70 për qind.

    Sipas Hamzës, në sektorin publik janë rreth 84 mijë persona që realizojnë paga përmes buxhetit të Kosovës.

    Hamza ka theksuar se nëse nuk e realizon këtë premtim për paga, ai në fund të vitit nuk do të jetë kryeministër i Kosovës.

    “Rritja e pagave, rritje dhomethënëse nuk ka nodhur prej vitit 2013-2014. Edhe atëherë më kanë thënë po i premtoni, nuk ju lejon FMN-ja, por i kam qëndruar premtimit mbrapa. Tash e kam thënë edhe po e deklaroj publikisht, po që se nuk e përmbushi këtë premtim më 31.12 të këtij viti nuk do të jem kryeministër”, theksoi Hamza. 

    Kandidati i PDK-së për kryeministër, ka shpjeguar edhe mënyrën se si do të bëhet rritja e pagave.

    “Te pagat, afërsisht është rreth 400 milionë shtesë, por është pak më e madhe edhe te subvencionet sepse unë s’kam thënë veç për paga, unë kam thënë edhe për pensione. Bashkërisht janë rreth 900 milionë”, sqaroi Hamza.

    Po ashtu, Hamza tregoi në detaje se si do të jenë pagat në rritje. 

    “Nëse dikush e ka pasur pagën 600 euro, i bëhet 900 euro,  nëse dikush e ka pasur pagën 800 euro i bëhet 1200, nëse dikush e ka pasur pagën 1000 i bëhet 1500 euro. Unë jam më se i qartë, pagat kanë me u rrit 50 për qind në fillim të mandatit. Punën e parë, ditën e parë të punës kam me e fillua me rishikim të buxhetit”, potencoi Hamza. /Kanal10

    Artikuj të ngjashëm

    Behrami: Shkuarjen çdo 48 orë në Kuvend Kurtit duhet t’i zëvendësohet me paraqitje në polici dhe në prokurori

    Deklaratat për Thaçin e Veselin, Shala: Personalitetet si Kurti, historia i njeh si figura pa etikë politike

    Djali i Jakup Krasniqit: Biseda private me babanë për përfshirje në politikë s’barazohet me deklaratat e Kurtit

    Të Fundit

    Havolli publikon pamje të rrugës “Agim Ramadani” të dëmtuar nga Ministria e Kulturës: Keq, shumë keq

    Cakolli: Dehari sërish e mbylli seancën në mënyrë arbitrare – fjalimet pas mbylljes bien ndesh me Rregulloren

    Mbytet një fëmijë në një pishinë familjare në fshatin Zallç të Istogut

    “Bre rrenca, qysh s’po ju vjen marre”- Musliu ia thotë në sy Hekuran Muratit në Kuvend

    Rrëzohet një aeroplan në Austri, humbin jetën katër persona

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.