Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Pagat nuk u ekzekutuan për puntorët e arsimit në Viti, SBASHK-u nuk përjashton grevën

    02/10/2024 11:41
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka dalë me reagim në lidhje me procedimin e pagave për puntorët e arsimit, shkruan GazetaDemos.


    Ata thonë se iu gëzuan lajmit për procedimin e pagave, por njësoj nuk ndodhi edhe për puntorët e arsimit në Komunën e Vitisë, pasi të njëjtit akoma kanë mbetur pa pagën e këtij muaji.


    Nëse pagat nuk procedohen nga SBASHK-u thonë se do të mbaj takim me kryetarin e nivelit komunal të kësaj komune, Kemajl Bislimi.


    Postimi i plotë i tyre:


    SBASHK- Urgjentisht të zgjidhet çështja e pagave për punëtorët e arsimit në Viti

    SBASHK iu gëzua lajmit se u krijua mundësia për procedimin e pagave të punëtorëve të arsimit , por informacionet flasin se kjo gjë nuk ndodhi edhe për punëtorët e arsimit në komunën e Vitisë, të cilët padrejtësisht ende kanë mbetur pa pagën e muajit shtator.
    SBASHK-u pa dashur të ndalet e të emëroj fajtorin i drejtohet Ministrisë së Financave dhe institucioneve qendore e lokale që ta bashkëbisedojnë dhe të gjejnë zgjidhje të duhur në mënyrë që punëtorët e arsimit në Viti të marrin që sot pagat e shtatorit.
    Nëse kjo nuk ndodh atëherë SBASHK në nivelin qendror vazhdon të mbaj komunikim me kryetarin e nivelit komunal sindikal për Vitinë, Kemajl Bislimi dhe me udhëheqës sindikal në këtë komunë dhe do të mbështes çdo angazhim të tyre dhe do t’u qëndrojë pranë e do të solidarizohet me ta edhe nëse ata fillojmë me veprime sindikale duke mos përjashtuar edhe grevën.
    Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj me anëtarë të stafit qendor në orët e pasdites do të shkojë në Viti dhe do të takohet me anëtarët e Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar për këtë komunë për të debatuar për situatën e krijuar e për të marrë vendime për veprime konkrete.

    Artikuj të ngjashëm

    SBASHK: Qeveria në detyrë injoroi kërkesat e mësimdhënësve

    Jasharaj: Shkumësit dhe shpuzës i ka kaluar koha, mësimdhënësve duhet t’u rriten pagat

    Jasharaj: Ministritë e kanë shkollën e njëjtë si të Kurtit, i kanë mbyllur dyert për dialog

    Të Fundit

    Zelensky: Biseda e fundit me Trump ishte më e mira deri tani

    Komandanti ukrainas paralajmëron ofensivë të re ruse: Duhet të jemi të përgatitur

    Kërcënimi me bombë në Kuvend, Policia: Dyshohet se erdhi nga një numër nga Serbia

    Musk thotë se ka themeluar parti politike

    “Dua një familje tjetër”: Flet fqinji që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.