Analisti Rrahman Paçarizi, duke folur për vendimin e ri të ARBK-së për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës, tha se ky vendim, siç u shpreh ai, i nxitur nga Qeveria, ka prodhuar një qasje armiqësore ndaj medias dhe ndaj gazetarëve.
Ai tutje u shpreh se Qeveria nuk guxon dhe sipas tij nuk është mirë për të, që të bëjë përpjekje, siç tha ai, t’i vendosë në tabor të armikut.
“Ky vendim i nxitur nga Qeveria, ka prodhuar një qasje armiqësore ndaj medias, qasje armiqësore ndaj gazetarëve përgjithësisht, sidomos gazetarëve të Klan Kosovës, duke i quajtur me epitete më të ndryshme”.
“Qeveria nuk guxon me bë përpjekje, nuk është mirë për Qeverinë me bë përpjekje që mediat me i vendosë në tabor të armikut, mediat janë një suplement edhe komplement i shoqërisë”, u shpreh Paçarizi në emisionin “Rubikon”.