Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadoren e Holandës, Karin Boven, atë të Finlandës, Matti Nissinen dhe ambasadorin e Suedisë, Jonas Westerlund.
Bëhet e ditur se gjatë takimit u fol për zhvillimet e fundit në vend dhe situatën e krijuar pas mos-konstituimit të kuvendit.
“Takimi u fokusua në zhvillimet e fundit në vend, situatën e krijuar pas moskonstituimit të Kuvendit, si dhe në bashkëpunimin bilateral me shtetet përkatëse në fusha të ndryshme”, thuhet në njoftimin e Presidencës.Tutje, Osmani ka falënderuar ambasadorët për përkrahjen e tyre në rrugëtimin euroatlantik të Kosovës.