Organizata jo-fitimprurëse Human Rights Activists in Iran (HRANA) ka ndjekur viktimat që nga fillimi i bombardimeve të Izraelit në Iran.
Sipas HRANA-s, BBC raporton se janë vrarë 224 civilë, ndërsa janë plagosur 188, transmeton Express.
Po ashtu, organizata thotë se janë vrarë edhe 109 anëtarë të forcave ushtarake dhe 123 janë plagosur. Bëhet e ditur edhe për 119 persona të vrarë dhe 335 të plagosur që ende nuk janë identifikuar.
Nisur nga këto të dhëna, numri total i viktimave të raportuara nga HRANA është 452 të vrarë dhe 646 të plagosur.
Sipas BBC-së, mediat shtetëore iraniane deri tani nuk kanë dhënë detaje për numrin e vdekjeve, duke publikuar shumë pak shifra zyrtare nga qeveria.