Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Operacion shpëtimi në Brezovicë: Dy turiste të huaja shpëtohen pas një ndërhyrjeje të vështirë 10-orëshe

    22/05/2025 19:31
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Një operacion kërkim-shpëtimi është përmbyllur me sukses në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, pasi dy turiste të huaja humbën rrugën dhe u përballën me kushte ekstreme në shtegun ndërkufitar High Scardus Trail, përkatësisht në segmentin 3 pranë liqenit të Livadhit në Brezovicë.

    Rreth orës 17:35, Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës (ShKShMK) pranoi një thirrje për ndihmë emergjente përmes butonit SOS të pajisjes Garmin inReach, pasi njëra nga turistet – të identifikuara me inicialet N.S dhe K.M – kishte pësuar lëndim në këmbë, ndërsa moti i keq e kishte bërë të pamundur vazhdimin e ecjes.

    Duke qenë se zona nuk mbulohet nga rrjeti i telefonisë mobile, thirrja për ndihmë u bë përmes pajisjes satelitore, duke përfshirë edhe dërgimin e koordinatave të vendndodhjes. Një skuadër e ShKShMK u nis menjëherë në terren dhe arriti në vendin e parë të raportuar në kohë rekord. Megjithatë, turistet nuk u gjetën në koordinatat e para, pasi kishin lëvizur drejt luginës në Gotovushë, në përpjekje për të ikur nga stuhia dhe për të kërkuar strehim – një veprim i ndërmarrë pavarësisht paralajmërimeve për të mos lëvizur.Përmes teknikave të avancuara të komunikimit, u siguruan koordinata të reja dhe operacioni vazhdoi në kushte atmosferike shumë të vështira, në një lartësi mbi 2400 metra mbi nivelin e detit.


    Fatmirësisht, të dyja turistet u lokalizuan dhe u gjetën në gjendje të vetëdijshme. Njëra kishte lëndim në gjurin e majtë, ndërsa të dyja kishin shenja të hipotermisë së lehtë. Pas dhënies së ndihmës së parë, u nis evakuimi i tyre përmes shtigjeve alternative, për shkak të vështirësive që paraqiti drejtimi i gabuar në të cilin ato kishin lëvizur.I gjithë operacioni zgjati 10 orë e 30 minuta dhe u përmbyll me sukses, falë bashkëpunimit dhe përkushtimit të lartë të të gjithë pjesëmarrësve.


    Në mbështetje të këtij aksioni kanë qenë të angazhuar:
    Policia e Kosovës,
    Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK),
    Zjarrfikësit e Komunës së Shtërpcës,
    si dhe banorë vullnetarë nga Shtërpca.
    ShKShMK ka shprehur falënderime të veçanta për të gjithë pjesëmarrësit në operacion, duke theksuar rëndësinë e vullnetit, humanizmit dhe profesionalizmit, të cilët mundësuan përmbylljen e suksesshme të këtij misioni shpëtimi në kushte jashtëzakonisht sfiduese.

    Artikuj të ngjashëm

    Bie bora e parë në Brezovicë

    Pas vdekjes së turistes në Brezovicë, Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor bën apel për kujdes

    Dyshohet për një viktimë në Brezovicë

    Të Fundit

    Aksident në Suharekë, vetura përfundon brenda një lokali

    Kurti: Paga mesatare në sektorin privat u rrit për 50% në vitit 2024, në krahasim më katër vjet me parë

    Zemaj me akuza të forta: Dejona Mihali e mëson çka me fol kryeministrin Kurti

    Paçarizi: Bislimi sot foli me Serbinë në emër të Kosovës – s’ka legjitimitet për këtë

    Bashkë apo të ndarë? Alba zbulon raportin me Limin pas Ferma VIP

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.