Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës ka konfirmuar vdekjen e shtetases së huaj në Brezovicë si pasoj e një orteku bore.
“Anëtarët tanë së bashku me Patrollen e skijimit të qendrës skitare në Brezovicë e kan lokalizuar viktimën e cila kishte marrë lëndime nga orteku. Me të arritur i është dhënë ndihma e parë por nuk rezultuar pozitivisht. Pas evakuimit të trupit nga ekipet mjekësore është verifikuar vdekja e skiatorës, shtetase e huaj”, thuhet në njoftim.
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës ka bërë apel për kujdes gjatë skijimit e sidomos kur ka kushte të këqija atmosferike.
“Keni kujdes të shtuar gjatë skijimit jasht shtigjeve zyrtare të skijimit,ashtu sikur kemi paralajmëruar shumë herë,kushtet e këqija atmosferike mund të jenë të rrezikshme për natyra të aksidenteve të tilla”, thuhet në njoftimin e tyre.