Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Sport

    Ofendoi e kërcënoi gjyqtarët, kaq e dënoi FFK Faruk Statovcin

    19/03/2025 16:39
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Dy trajnerët kosovarë, Ismet Munishi e Faruk Statovci ishin në qëndrër të vëmendjes gjatë javës së fundit.

    Ata ofenduan e madje edhe kanë kërcënuar gjyqtarët e ndeshjeve, gjë me të cilën kanë marrë dënime nga FFK-ja

    Trajneri i Dukagjinit, Ismet Munishi është dënuar me dy ndeshje dhe 300 euro gjobë.

    “Kryetrajneri i KF “Dukagjini“, Ismet Munishi nr:ID 0009766M74. Motivi: Në momentin e caktimit të gjyqtarit kryesor në këtë ndeshje, kryetrajneri i KF “Dukagjini” , Ismet Munishi ka filluar fushatë publike ,denigruese dhe kërcënuese në drejtim të tij në rrjetet sociale, ku me pasë është shpërndarë në të gjitha mediat. I njëjti posa kanë arritur në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, gjatë inspektimit të fushës, para fillimit të ndeshjes fillon menjëherë me kërcënimet dhe sharjet në drejtimin të gjyqtarit kryesor. Në minutën e 42-të, pas shënimit të golit të mysafirëve vërsulet në drejtim të pankinës mysafire për t’u kacafytur me ta, shanë dhe ofedon në mënyrë të pakontrolluar për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt, i njëjti nuk dëshiron të largohet nga fusha por me insistimin e stafit të KF “Dukagjini” dhe delegatit të ndeshjes e largojnë për në tribuna. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor dhe xhirimit televiziv në ndeshjen Dukagjini-Drita.
    I. Bazuar në nenin 15 paragrafi 1 pika C i Rregullores disiplinore dënohet me 2 (dy) ndeshje mos ushtrim të detyrës zyrtare sipas radhës organizuar nga FFK.
    II. Si dhe bazuar në nenin 6 paragrafi 1 pika C të Rregullores disiplinore; Dënohet me shumë prej 300 euro. Afati i pagesës është tetë ditë kur vendimi bëhet i plotëfuqishëm.”, thuhet në vendim.

    Ndërkohë trajneri i KF Rilindja 1975, Faruk Statovci i cili nga videot e publikuara në rrjetet sociale, ku shanë, ofendon dhe kërcënon gjytarët, është dënuar me tre ndeshje dhe gjobë prej 300 euro.

    “Kryetrajneri i KF “Rilindja 1974“, Faruk Statovci nr.ID 010099M79. Motivi: Në ndeshjen e xhiro së 19-të të Raiffeisen Liga e Parë, Trepça –Rilindja 1974, i pakënaqur me akordimin e penalltisë për vendasit hyn në fushë ofendon dhe kërcënon gjyqtarin kryesor si dhe vërsulet në drejtim të gjyqtarit të katërt që të njëjtin e kërcëon dhe ofendon, sipas xhirimit televiziv.
    I.Bazuar në nenin 15 paragrafi 1 pika H i Rregullores disiplinore dënohet me 3 (tre) ndeshje mos ushtrim të detyrës zyrtare sipas radhës organizuar nga FFK.
    II.Si dhe bazuar në nenin 6 paragrafi 1 pika C të Rregullores disiplinore; Dënohet me shumë prej 300 euro. Afati i pagesës është tetë ditë kur vendimi bëhet i plotëfuqishëm. (Recedivist).”, thuhet në vendimin e FFK-së.

    Artikuj të ngjashëm

    Shtyhet pësëri finalja e Kupës së Kosovës, shkak u bë një arsye e veçantë

    FFK merr masa urgjente për mbrojtjen e shëndetit të futbollistëve: Ademi kërkon veprim konkret nga Këshilli Mjekësor

    Kjo është gjendja shëndetësore e futbollistit Oltion Bilalli

    Të Fundit

    Plagoset me armë zjarri një 15-vjeçar në Tiranë

    Kjo është gjendja e 27-vjeçarit pas vetaksidentit ku humbi jetën fatalisht një 24-vjeçare

    Policia njofton se më 2 dhe 3 qershor do të ketë ndërprerje të trafikut në disa rrugë

    Zbulohet ora dhe vendi i bisedimeve në Stamboll midis Rusisë dhe Ukrainës

    Shefi gjerman i Mbrojtjes: Rusia mund të sulmojë NATO-n brenda katër viteve të ardhshme

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.