Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Oda Amerikane: Vonesa në normalizim me Serbinë pengon zhvillimin ekonomik

    16/05/2023 12:28
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp
    Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë shpreh qëndrimin e saj se normlizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të sillte përfitime të konsiderueshme për komunitetin e biznesit në Kosovë, duke përfshirë rritjen e mundësive për tregti dhe investime, të cilat do të ndihmonin në krijimin e vendeve të punës dhe rritjen ekonomike.

    Sipas njoftimit, Oda Amerikane u bën thirrje të dyja shteteve që të angazhohen në dialog konstruktiv dhe të zbatojnë zotimet e të gjitha marrëveshjeve të mëparshme, nga të cilat do të përfitonin si Kosova, asht edhe Serbia.

    “Pavarësisht përpjekjeve të Kosovës për të tërhequr investime të huaja direkte, përmes ndërmarrjes së hapave të rëndësishëm viteve të fundit për të përmirësuar klimën e saj të investimeve duke reduktuar burokracinë dhe duke zbatuar reforma për lehtësimin e të bërit biznes, vendi është ballafaquar me vështirësi në tërheqjen niveleve të konsiderueshme të investimeve”, thuhet në njoftimin e OEAK.

    Spas komunikatës së kësaj ode, tensionet e vazhdueshme politike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë kanë pasur një ndikim të rëndësishëm në aftësinë e Kosovës për të tërhequr investime të huaja direkte.

    “Çështjet e pazgjidhura mes dy vendeve kanë krijuar një mjedis të paqëndrueshëm që është dekurajues për bizneset e huaja të investojnë në Kosovë, pasi investitorët hezitojnë të investojnë paratë e tyre në një vend me një nivel të lartë të pasigurisë politike, i cili rrit rreziqet që lidhen me investimet e tyre. Përveç kësaj, mungesa e një marrëveshjeje formale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka krijuar pengesa për bizneset në aspektin e logjistikës, transportit dhe tregtisë, gjë që i pengon edhe më tej investimet e huaja përgjatë rajonit”, thuhet më tej në njoftim.

    Përveç kësaj, sipas OEAK çështja e pazgjidhur me Serbinë ka çuar në humbjen e mundësive për bizneset kosovare, veçanërisht në aspektin e tregtisë dhe investimeve. Situata aktuale ka kufizuar mundësitë për bizneset kosovare që të arrijnë partneritet me investitorët e huaj dhe për të zgjeruar operacionet e tyre. Humbja e mundësive për investime ka penguar rritjen e bizneseve kosovare, gjë që ka pasur një efekt negativ në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik të vendit.

    “Mungesa e një marrëveshjeje formale mes dy vendeve ka rezultuar në barriera tregtare duke e bërë të vështirë për bizneset kosovare që të eksportojnë mallra dhe shërbime në Serbi, si dhe duke penguar aftësinë e tyre për të konkurruar me bizneset serbe në rajon. Kjo ka çuar në humbjen e mundësive afariste për firmat kosovare, gjë që ka penguar rritjen dhe zhvillimin ekonomik të vendit”.

    Oda Amerikane beson fuqishëm se normalizimi i marrëdhënieve do të krijonte një mjedis politik më të parashikueshëm, i cili do të rriste besimin e investitorëve dhe do të inkurajonte më shumë investime të huaja direkte, gjë që është kritike për rritjen dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

    “Në anën tjetër, kjo do të krijonte mundësi punësimi, do të përmirësonte standardet e jetesës dhe do të zvogëlonte më tej varfërinë, nga e cila do të përfitonte populli i Kosovës. Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë rithekson se normalizimi i marrëdhënieve do të rriste integrimin tregtar dhe ekonomik mes dy shteteve, gjë që do të krijonte mundësi të reja për bizneset në Kosovë për të hyrë në tregje më të mëdha, duke përfituar nga ekonomitë e shkallës. Kjo do të ndihmonte në diversifikimin e ekonomisë së Kosovës dhe zvogëlimin e varësisë së saj nga sektori i shërbimeve dhe remitancat nga diaspora. Krejt në fund, normalizimi i marrëdhënieve do të kishte edhe përfitime të rëndësishme politike dhe sociale duke ulur tensionet dhe duke promovuar stabilitetin rajonal, gjë që do të përmirësonte cilësinë e jetës për të gjithë njerëzit në rajon”, thuhet në njoftim.

    Artikuj të ngjashëm

    Oda Amerikane pret delegacionin e lartë nga Tanzania, flasin për bashkëpunimin me Kosovën

    Oda Amerikane pas bllokimit të kosovarëve: Serbia po e shkel Marrëveshjen për Normalizim

    Oda Amerikane kërkon ndërprerjen e grevës në arsim: Qeverisja ta kapërcej shtetin

    Të Fundit

    Feros i ngrihen tri aktakuza

    Haradinaj flet për praktika gjyqësore: Kushtetuesja mundet me na çu krejtve në shpi pas afatit 30 ditësh

    Takimi me Osmanin, Haradinaj: Të kthehet praktika e hapur, do të votojmë ‘për’ ose ‘kundër’

    “Përmbysje e rendit kushtetues”, “veprime arbitrare nga partia e parë”, Abdixhku shkruan për takimin me Osmanin

    Zbulohen datat e “El Clasicos” për sezonin e ri

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.