Ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka bërë të ditur qëndrimin e tij në lidhje me sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës, shkruan GazetaDemos.
Obama thotë se një sulm i tillë është i pacipë dhe shkel të drejtat ndërkombëtare, bashkë me parimet themelore të sjelljes njerëzore.
“Njerëzit e ndërgjegjes në mbarë botën duhet të dënojnë me zë të lartë dhe qartë veprimet e Rusisë dhe të ofrojnë mbështetje për popullin ukrainas. Dhe çdo amerikan, pavarësisht nga partia, duhet të mbështesë përpjekjet e Presidentit Biden, në koordinim me aleatët tanë më të afërt, për të vendosur sanksione të rënda ndaj Rusisë – sanksione që imponojnë një çmim real për elitat autokratike të Rusisë”, shkruan Obama.
Tutje ai thotë se bashkë me bashkëshorten e tij Michelle Obama, do të luten për Ukrainën dhe popullin e saj.