Me vendimin e fundit nga Zyra e Rregullatorit për Energji të gjithë ata që shpenzojnë mbi 800 kWh rrymë në muaj do të paguajnë me shtrenjtim, shkruan GazetaDemos.
Shtrenjtimi i energjisë elektrike ka ngjallur debate dhe paknaqësi të shumta nga qytetarët.
“Dy muaj përpara e kam paguar 45 euro, këtë muaj edhe pse kam kursyer më ka ardh dyfishi. Ky çmim për neve është i lartë, me 250 euro rrogë vet i 6-shti në shtëpi unë nuk e di kah me i qu paret. Po se kom mendjen me ia pagu hiç, deri të vijnë e të ma këputin”, u shpreh i nervozuar një qytetar.
Ndërsa një qytetar tjetër u shpreh se dëshiron të ankohet por që nuk e di as a ka të drejtë mos të pajtohet me vendimet e Qeverisë dhe ZRrE-së.
“Vallahi shumë shprenjtë, muajin e kaluar më ka ardh 150 tash 200, duhet me u anku diku se di a kemi të drejtë me u anku a jo”, tha një tjetër qytetar.
Disa qytetar të tjerë u shprehen se nuk kanë vërejtur ndonjë ndryshim.
“Tek un nuk kom vrejtë ndonjë ndryshim, njejtë më ka ardh, 78 në muaj, po tash sigurisht ka me na ardh ndonjë ndryshim”, tha një qytetar. /GazetaDemos/